Postuar më: 11/05/2018

Vlora hap sezonin turistik në një atmosferë festive

Vlora hap sezonin turistik në një atomsferë festive

Me një koncert madhështor , fishekzjarre dhe atmosferë festive, Vlora çeli zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2018. Ministri i Turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi uroi vlonjatët për një sezon të mbarë turistik.

“Ju uroj një sezon të qetë, një sezon mikpritës, një sezon me plot turistë. Një sezon, i cili duhet të karakterizohet nga mikpritja vlonjate.”- tha kreu i Turizmit e vlerësoi

ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi pas fjalës së mirëseardhjes së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli

I pranishëm në çeljen e sezonit ishte edhe ministri Gjiknuri, i cili e vlerësoi  Vlorën si pjesën më të rëndësishme të zhvillimit të vendit përmes turizmit.

Më pas, shesh festimet vijuan me një koncert rinor me emra të njohur të muzikës shqiptare .

Të rejat e fundit