Postuar më: 30/06/2018

Një hov të ri turizmit

Mbi 20 mijë turistë në Kala Festival

Për 7 ditë në 24 orë, plazhi i Dhërmiut u shndërrua në arenën më të madhe të muzikës në rajon. Me performanca të 120 DJ më të njohur të botës të vendosur në disa skena përgjatë gjithë zonës së plazhit. Publiku, mbi 2 mijë turistë, pjesa dërrmuese e të cilëve nga Britania e Madhe, ndërsa të tjerët nga rajoni e vende të tjera, të cilët ndjekin Kala Festival. Ky është një nga eventet më mëdha muzikore që këtë herë zgjodhi si destinacion Shqipërinë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që ka mbështetur këtë festival ndërkombëtar synon që të shtojë numrin e këtyre aktiviteteve në 4 vitet e ardhshme duke çuar edhe numrin e turistëve që ndjekin këto evente në 70 mijë vetë. Kala festival është vetëm njëra prej 500 festave të ndryshme që do tëzhvillohen në të gjitha zonat turistike në vendin tonë përgjatësezonit turistik. Organizatorët e Kala Festival tregojnë që e zgjodhën Shqipërinë mes shumë destinacioneve pasi vlerësuan bukurinë natyrore, ushqimin tradicional dhe mikpritjen shqiptare. Kala festival është i njohur në arenën ndërkombëtare si një festival që zhvillohet në vende të ndryshme të cilat konkurrojnë për të fituar organizimin e tij në vendin e tyre.