Misioni

Ministria e Mjedisit ka për mision të hartojë dhe propozojë politika, strategji dhe plane veprimi për mbrojtjen dhe administrimin e mjedisit, pyjeve, ujërave në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Përmbushja e këtij misioni do të realizohet duke marrë pjesë, nxitur dhe bashkërenduar veprimtaritë, të cilat çojnë në zhvillime e mireqënie afatgjata, duke mbrojtur natyrën  dhe sensibilizuar opinionin publik.