Objektivat

Objektivat e Institucionit për periudhën (siç është përcaktuar në planin e punës të institucionit dhe miratuar nga titullari) janë:

  • Të hartojë dhe propozojë politika, strategji dhe plane veprimi për mbrojtjen dhe administrimin e mjedisit, pyjeve, ujërave në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Përmbushja e këtij misioni do të realizohet duke marrë pjesë, nxitur dhe bashkërenduar veprimtaritë, të cilat çojnë në zhvillime e mireqënie afatgjata, duke mbrojtur natyrën  dhe sensibilizuar opinionin publik;
  • Të mbrojë mjedisin në një nivel të lartë, për të siguruar ruajtjen dhe përmirësimin e tij, e për të mundësuar parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës dhe shëndetit të njeriut duke synuar përmirësimin e cilësisë së ajrit në masën 8% dhe të landfilleve ne masën jo më pak se 7%;
  • Te propozojë fushat e veprimit lidhur me hartimin e Ligjit të ri “Të Pyjeve dhe Kullotave në Republikën e Shqipërisë”;
  • Të krijojë politika në funksion të përdorimit e mbrojtjes së qendrueshme të burimeve natyrore (Parku Kombëtar Lurë e Parku Kombëtar Detar Karaburun – Sazan);
  •  Të krijojë politika në funksion te perdorimit te qendrueshem te burimeve ujore (Strategjia Kombëtare e Burimeve Ujore, Kadastra për Ujërat, Planet e Menaxhimit të Baseneve të Drinit, Bunës e Semanit)