Postuar më: 15 Mars 2016

AKM raporton gjendjen në mjedis për vitin 2015 në rang vendi

Në zbatim të Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit (PKMM), Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) prezantoi sot  monitorimin e gjendjes në mjedis për vitin 2015 në rang vendi.

Në fjalën e tij kreu i AKM-së. z. Julian Beqiri  theksoi se monitorimi i kryer është një risi pasi sjell shtim të stacioneve si edhe të treguesëve të monitorimit. “Këtë vit Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shtuar 98 stacione të reja monitorimi ose  12 % më shumë krahasuar me dy vite më parë. Gjithashtu kemi rritur treguesit e monitorimit me 25 ose me 10% krahasuar me periudhën 2013-2014”- u shpreh  Beqiri.

Për herë të parë gjatë vitit 2015 është kryer  monitorimi  i cilësise së ajrit përmes tubave difuz/pasiv që  realizohet për të bërë shqyrtimin  paraprak të nivelit të ndotjes në 42 pika në 18 qytete që nuk mbulohen nga monitorimi  sistematik deri tani.

 

Duke iu referuar shtimit të numrit të stacioneve të monitorimit edhe për ujërat larës kreu i AKM-së tha se: ”Kemi një përmirësim të cilësisë së plazheve, ndërsa gjatë 2016-ës i do të çojmë numrin e stacioneve në 100, nga 78 në 2015-ën, duke sjellë kështu një panoramë më të plotë të cilësisë së plazheve, në mënyrë që pushteti lokal të ndërhyjë aty ku është e nevojshme.” 

Gjatë vitit 2015 është vënë re rritje e numrit të stacioneve me cilësi shumë të mirë me 45% ose me 35 stacione dhe ulje të numrit të stacioneve me cilësi shumë të keqe me 38% ose me 30 stacione monitorimi në vijën bregdetare.

Raporti vjetor tregon se liqenet kanë ruajtur të njëjtën cilësi, ndërsa vërehen ndryshime në cilësinë e ujërave të lumenjve.    

Gjitthashtu Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit u shpreh se monitorimi i faunës së egër tregon rezultate pozitive të zbatimit të  moratoriumit të gjuetisë ku thuajse të giitha speciet e monitoruara kanë pësuar rritje gjatë këtyre dy viteve.

Klikoni këtu për më shumë