Postuar më: 07 Nëntor 2016

Ministria e Mjedisit sqaron opinionin publik mbi pavertetësinë e lajmit mbi vendimin e qeverisë shqiptare për subvencionimin e makinave të vjetra

Nisur nga keqinformimi në media gjatë ditëve të fundit, lidhur me masat  e parashikuara në draftin e parë të Planit Kombëtar të Veprimit të Cilësisë së Ajrit.ju bëjmë me dije si më poshtë se :

Në kuadër të projektit te Bashkimit  Evropian IPA 2013 "Asistencë Teknike për Forcimin e Kapaciteteve Institucionale të Ministrisë së Mjedisit për Zbatimin e Legjislacionit Evropian për Mjedisin dhe Klimën" IBECA, në datë 1 Nëntor 2016, Ministria e Mjedisit  dhe Delegacioni i Bashkimit Europian organizuan  takimin prezantues të draftit të parë të Planit Kombëtar të Veprimit të Cilësisë së Ajrit.

 

1.  Masat e propozuara janë sugjerime të ekspertizës së huaj, bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe më gjerë që kanë shërbyer si mekanizma për përmirësimin e cilësisë së ajrit të mjedisit në ato vende;

 

2.  Masat e propozuara në plan nuk janë konsultuar dhe as dakordësuar akoma as me stafin e brendshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe as me institucionet përgjegjëse si: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Ministria e Transporteve; Ministria e Financave; apo palët e tjera të ndikuara;

 

3. Vlera 318 milionë euro për përmirësimin e cilësisë së ajrit është parashikim i BE-së përmes projektit IBECA për të arritur normat e lejuara për cilësinë e ajrit sipas standarteve të BE-së.

 

4. Vlera 15 milionë euro  e lidhur me një skemë subvencionimi për sektorin e makinave është  gjthashtu sugjerim i këtij draft plani për këtë sektor (është vetëm 1 nga fushat që prek cilësinë e ajrit sic edhe është theksuar në Njoftimin për Shtyp lëshuar nga Ministria e Mjedisit me dt. 2 nëntor 2016,, http://ëëë.mjedisi.gov.al/al/neësroom/lajme/ministria-e-mjedisit-dhe-delegacioni-i-be-se-prezanton-draft-planin-kombetar-te-menaxhimit-te-cilesise-se-ajrit-pritet-te-hyje-ne-fuqi-ne-2017-en ).  Sqarojmë se qeveria shqiptare nuk ka konsultuar asnjë vendim të llojit subvencionim makinash.

 

5.  Plani Kombëtar i Veprimit të Cilësisë së Ajrit do t’i nënshtrohet një procesi të gjatë të konsultimit me institucionet e linjës, me publikun dhe të gjitha palët e ndikuara. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi Plani kombëtar parashikohet te miratohet në korrik 2017.