Postuar më: 04 Tetor 2016

Fjala e plotë e ministrit Koka mbajtur në takimin e organizuar në Sallën e Hartave në Kryeministri, me krerët e bashkive dhe përfaqësues të industrisë ricikluese

Menaxhimi mbetjeve kërkon në mënyrë të domosdoshme pjesëmarrjen aktive të qeverisë qëndrore të pushtetit vendor dhe industrisë ricikluese.

Nga statistikat Shqipëria gjeneron rreth 1 milionë ton mbetje, ku 1 familje shqiptare gjeneron rreth 1 ton/vit për familje nga të cilat rreth 300 mijë tonë në vit i nënshtrohen industrisë së riciklimit.

Janë mbetje inerte ku vërtet, ne nuk kemi landfille sa duhej apo investuar në këtë këndvështrim, por u kemi kërkuar krerëve të bashkive të paracaktojnë venddepozitimet si një zgjidhje. Vazhdojmë të kemi një problematikë për mbetjet spitalore edhe pse qeveria është angazhuar maksimalisht . Sigurisht ekziston ligji, por në shumë aktivitete private apo ato publike mungojnë investimi në autoklavat me teknologjinë e fjalës së fundit dhe mangësitë janë ende të konsiderueshme. Kemi mbetjet hidrokarbure ku kompanitë që operojnë në territorin shqiptar kanë investuar por kemi ende mangësi. Kemi mbetjet që gjenërohen nga vaji automjeteve, kemi sot rreth 500 mije automjete në Shqipëri dhe importohen rreth 8 mijë tonë vaj, mbetjet e të cilit përfundojnë në detin Adriatik, po ashtu përfundon në këtë det përmes  grykëderdhjeve që ka Shqipëria edhe vaji vegjetal. Situata kryesisht nga Lezha  në Vlorë është vërtet e rënduar krijuar nga këto mbetje por edhe mbetjet e celofonit.

Gjendur në këtë situatë për diskutimin e ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve qoftë si anëtar kabineti por edhe si qytetar i këtij vendi them sa mirë do ishte të dëgjonim njëri – tjetrin e të mund të gjenim zgjidhjen e duhur.

Sot jemi këtu të përballemi me situatën. Unë besoj që vecoria e kësaj qeverie është përballja me situatën jo vetëm të konsiderimi i Mjedisit si një retorikë për të kaluar një mandat. 25 vite janë shumë, territori shqiptar ishte i mbuluar me mbetje. Reagimin e shoqërisë civile e kam mirëkuptuar dhe unë e shoh të drejtë, unë besoj se ata e qytetarët shqiptarë janë të rënduar nga kjo gjendje në 25 vite, jo nga ajo që ne po bëjmë sot. Besoj të gjithë ne sot dimë se 380 komuna që operonin në shqipëri, kanë pasur një situatë të rënduar. Mbi 100 komuna nuk kanë pasur një venddepozitim të paracaktuar. Gjithë këto mbetje kishin një destinacion final në detin adriatik ose në rast carjesh shtretërish lumenjsh e krijoheshin fusha depozitimesh artificiale. Kjo situatë është e njohur

Unë do i uroja shumë suksese seicilit nga Kryetarëve të Bashkisë, ti shërbesh qytetit është vërtët një detyrë shumë fisnike dhe jam i bindur se ky është vetëm një nga problemet që ju keni.

Le të ndalemi sot në këtë disktutim kaq të madh, flasim për një ligj që deri në vitin 2010 nuk ka ekzistuar, kur industria e riciklimit është krijuar qysh në 1992. Këto sjanë pak vite! Dhe të gjithë së bashku, ne dhe shoqëria civile ka heshtur.

Ne cfarë bëmë ndryshe nga qeveritë e mëparshme? Ne kemi vendosur të përballemi me situatën, me të vërtetën, të bindur shpesh që do kishim kosto. Nëse do e shihnim veten si tranzitorë në politikë mund të bënim të njëjtën gjë si paraardhësit heshtnim dhe rreziku do vazhdonte të ishtë prezent.

Qeveria shqiptare dhe pushteti vendor duhet dhe e konsiderojnë partner industrinë e riciklimit. 120 apo 130 mijë tonë mbetje, që unë jam i bindur që s’është shifër e saktë, pasi mbetje s’është vetëm kjo që flasim kartoni apo plastika. Pasi mbetje është si vaji vegjetal, si vaji automjeteve apo dhe elektronika. Fatmirësisht në Shqipëri kjo industri po zhvillohet me hapa të shpejtë

Më vjen shumë keq që qoftë nga një pjesë e ligjvënësve shqiptarë apo qoftë nga shoqëria civile kjo industri nuk gjen përkrahjen e duhur. Në shumë vende të Evropës sipërmarrje  të tilla subencionohen nga shteti. Vetë mbetja e riciklueshme nuk konsiderohet product fitimprurës në vetvete ndaj dhe inisiativa juaj unë do e shihja si aventurë.

Sot ju dhe ne jemi përballë një fakti protesta e shoqërisë civile , por që e theksova më parë qoftë ju dhe qoftë ne nuk duhet ti keqkuptojmë. Ata jetojnë në një vend ku Mjedisi është lënë për 25 vite në harresë . dhe me të drejtë besojnë se kjo qeveri do të bëjë të njëjtën gjë. Jo!

Në mjedis në këtë qeveri është investuar e punuar sa nuk është investuar në 25 vite në territorin shqiptar. Por kemi një detyrë shumë të madhe të pastrojmë e punojmë për 25 vite dhe të mbajmë në një kuotë të caktuar sa na lejon kapaciteti dhe mundësitë ekonomike.

Të mendosh se në 1 vit e gjysmë të ndërtosh në landfill në Elbasan, qytet I konsideruar si gangrenë mjedisore, së shpejti përfundon dhe inceneratori për këtë Qark. Ky do të kthehet në një aktivitet fitimprurës për këtë bashkia. Fillojmë shumë shpejt në Fier. Kemi landfille që presim të konkludohen së shpejti si projekte, në Tiranë Korcë e Vlorë.  Pra në 4 vite rreth 80% e vendit do të ketë një realitet krejt tjetër sa i pwrket menaxhimit tw mbetjeve.

Pavarësisht situatës në media ne duhet të përballemi me situatën ta shohim në sy e mos dekurajohemi. Detyra jonë është ti kthejmë Shqipërisë një faqe tjetër.

Rezultoi se ndalimi i importit të mbetjeve që për ju janë lëndë e parë, dha një produktivitet ynë reduktimin e mbetjeve të riciklueshme.

Sigurisht qëllimi juaj primar është të siguroni lëndën tuaj të parë në vend, pasi ka një kosto shumë më të ulët se ajo që do importoni. Kompanitë e huaja ku ju bleni kanë kosto shumë më ta larta ato vetë i grumbullojnë dhe i shesin në treg të lirë. Nuk e fal askush mbetjen, nuk janë aq gjeneroz evropianët sa t’i falin shqiptarëve. Me koston e lirë që ka Shqipëria ju si industri, mund të bëheni konkurrentë në rajon dhe edhe pse jo në Evropë. S’ka pse kartonët e këpucëve dhe të domateve kompanitë evropiane ti blejnë me kosto më të larta, mund ti blejnë fare mirë tek ju. Rëndësi të vecantë në shqipëri ka bujqësia. Të eksportohen 150.000 tonë mbetje e ricikluar është një e ardhur për vendin tonë . Pra kur eksportohet kutia e kartonit në Kosovë me 5kg domate, 10-15% e domateve shkon vetëm për koston e kartonit, që prodhon pikërisht fabrika riciklimit të letrës.

Le të ndalemi te ligji.

U importua pikërisht nga ju rreth 24.000 tonë lëndë/vit plastikë. Dhe jo si shishe por në formë granulari. Ju shkuat në Evropë e bletë shishen e cuat në një kompani ricikilimi që e bëri në formë granulari, harxhuat dhe 500 euro shtesë/ton për transportin . Cfarë ndodhi për ju? E futët këtë mall me import, por me kosto më të lartë dhe këto shifra jo të vogla dolën jashtë Shqipërisë.

Por ajo që do ju kërkoja si ligjërisht dhe personalisht është të rrisim bashkëpunimin.

Të gjejmë mënyrën e duhur si do menaxhojmë ndarjen në burim më kontenitorë. Sot seicili prej jush ka ngritur një sistem të tërë  për mënyrën si bëhet ndarja në burim. Nëse evropa e bën në mënyrë dinjitoze me kompani e kontenitorë të ndarë e modern, ju e keni bërë me 30 mijë  të vetëpunësuar që shkojnë vetë e bëjnë ndarjen në burim. Nuk është humane por për ta ka qenë mjet mbijetese.

Unë besoj se Qeveria shqiptare dhe Kryeministri nuk ka për detyrë të mbrojnë vetëm 80 mijë punonjës të administratës publike, por dhe të atyre 30 mijë njerëzve që nuk kanë zë e janë punësuar në një punë të rëndomtë .

Unë jam I bindur se ata 30 mijë të vetëpunësuar e jo të formalizuar, nuk kanë asnjë njohje në media që të ngrenë zërin e të thonë Ku do na coni?. Pra nëse do e formalizojmë këtë aktivitet, do të ishte shumë më mirë për ta qoftë do të sillte industrinë e riciklimit në një nivel më të lartë.

Një familje shiqptare gjeneron 1 ton/mbetje në vit  cka do të thotë pagesë mujore 3-4mijë lekë te vjetra për pastrimin e qytetit dhe menaxhimin e venddepozitimin. Ka Bashki që nuk taksojnë dot më shume se 50% të qytetarëve. Për pasojë kemi një situatë që mbetjet as nuk arrijnë të shkojnë nga kontenitorët në venddepozitimeve apo qoftë të cohen dhe kontenitorë në shumë zona.

Unë e kuptoj që sot një kryetar bashkie ka në menaxhim një territor shumë  të madh . është krej një mënyrë e re administrative. Hartimet e buxheteve duhen parë me prioritet pastrimi I qyteteve,. Unë e kuptoj që për një kryetar bashkia është e rëndësishme ngritja e një rruge. Por një rrugë e ndotur nuk mund të konsiderohet më rrugë për kalimtarët. Le të jetë ky viti I pastrimit. Le të na gjejë pranvera e ardhshme me një Shqipëri ndryshe. Kërkoj në mënyrë të domosdoshme angazhimin tuaj e shihni me shefat tuaj të financës hartimin e buxheteve e pastrimin e qyteteve.

Kjo do t’i sjellë qytetarëve shqiptarë që me të drejtë kanë 25 vite që nuk na besojnë, e ne duhet ti rikthejmë besimin.

Le ti rikthejmë besimin qytetarëve shqiptarë!

Kemi qytetarë të zhgenjyer që me të drejtë në 25 vite nuk kanë pasur pse të besojnë politikën shqiptare, dhe s’kanë pse të na besojnë neve sot e ne s’kemi asnjë arsye pse ne  t’i keqkuptojmë.

Ne duhet tu përgjigjemi vetëm me punë e rezultate.

E të jeni të bindur se ne do të marrim besimin e tyre dhe besimin e cdo qytetari shqiptar për të vazhduar qeverisjen e realizuar objektivat tona