Postuar më: 22 Shtator 2016

Fjala e plotë e Ministrit të Mjedisit z. Lefter Koka në seancën e sotme plenare për p/ligjin e Importit të mbetjeve

Ne vitin 2013 Qeveria Shqiptare i propozoi Parlamentit Shqiptar ndalimin e importit të mbetjeve të rrezikshme dhe të parrezikshme. Qëllimi i saj  ishte mospasja e kapaciteteve kontrolluese të shtetit shqiptar nga njëra anë dhe nga ana tjetër të mundësohej reduktimi i mbetjeve që gjeneroheshin në vendin tonë

Por çfarë importohet aktualisht në Shqipëri?

Kryesisht letër , karton skrap dhe plastikë. Listë që miratohet me Urdhër Ministër të Mjedisit. Dhe pikërisht bazuar në këto mbetje është ngritur në vend industria e riciklimit, që përllogaritet nje investim  e biznesit vendas me mbi 200 milionë Euro dhe une do e konsideroja një inisiativë private shumë kurajoze. Në shumë vende investime të tilla në këtë industri subvencionohent nga shteti , duke mos pasur qëllimin e vetëm thjesht të ardhurat që gjenerohen nga ky investim.

Nuk mund të lë mënjanë 35.000 njerëz të punësuar në këtë sektor. Falimentimi I kësaj industrie do ishte më dramatike për rreth 30.000 njerëz që janë vetëpunësuar në këtë sektor, pasi rreth 3000-5000 janë të formalizuar. Qëllimi ynë është të formalizojmë këtë sektor të vetëpunësimit. Është dramatike dhe e rëndë për të gjithë ne, pamja ku këta të vetëpunësuar I shohim në kontenitorët e mbetjeve

Në vetvete kjo është një nga parimet baze të ligjit të menaxhuar të mbetjeve , 3 janë shtyllat bazë : Ripërdorim, Riciklim që bën dhe lëndën e parë për industrinë dhe Rekuperimi

Duke u ndalur në këtë industri; Ajo  aktualisht punon me nje kapacitet vetëm 30%

Ministria e Mjedisit e Qeveria Shqiptare ka bashkëpunuar ngushtë në shumë ligje të propozuara me shoqërinë civile dhe shoqata mjedisore. Ka qenë marrja në konsideratë e sugjerimeve të tyre për moratoriumin e pyjeve apo atë të gjuetisë dhe I kemi mirëkuptuar e dëgjuar në cdo rast.

Dhe tek I dëgjoja ditët e fundit ata shpreheshin se kanë humbur besimin tek politika shqiptare apo qofte dhe qeveria ; duke pretenduar se cka ne shkruajmë dhe themi është e dyshimtë është e pabesueshme e në vend do të hyjnë mbetje të rrëzikshme

Në fakt ,po pyes A u reduktuan këto mbetje në këto 3 vite?

Shifrat tregojnë se letër e karton vazhdon të importohet, por e nje kualiteti të lartë rreth 5000 ton/vit  me cmim mesatar 400 euro/ton.. Por ne edhe exportojmë letër të grumbulluar në territorin shqiptare rreth 2400 ton/vit me një kosto mesatare 250 euro/ton.

Po cdo të ndodhte nëse do e lejonim letrën të importohej? Ricikluesit nuk do të paguanin 400 euro/ton letër si lëndë të parë, por do të importonin lëndë të parë të riciklueshme me burim mbetjen me rreth 90Euro/ton.

Një tjetër zë është edhe skrapi. Importohen në vitet e fundit vetëm skrapi me përqindje mbi 93% hekur. Nuk eksportojmë pasi ka pasur  shfrytëzim maksimal të tij në vend.

Do të ndalesha të plastika që përbën dhe zërin më problematik.

Kemi aktualisht 25.000 ton/vit që importohet si lëndë e parë granular.

A e realizuam ne realizimin qëllimit tonë të sigurohej lënda e parë në vend? Faktet janë kokëforte, tregojnë  që jo!

Nëse kjo lëndë e parë do importohej si mbetje s’do të kishte cmimin 1300-1400 euro/ton por 200-300 euro /ton. Pra industrialistët shqiptarë këto mbetje I kanë përpunuar jashtë territorit shqiptar, dhe I janë nënshtruar  doganës si lëndë të parë duke rritur kostot e tyre artificialisht.

A do ishte e udhës që këto shuma të mëdha parash të dilnin nga vendi jonë? Flasim për mijëra ton. Unë them që jo

Sigurisht ndodheshim përballë shoqërisë civile, për të cilën mendoj nuk ka informacionin e nevojshëm dhe ricikluesve. Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me këto palë.

Ne si Ministri si qëllim parësor kemi mbrojtjen e Mjedisit. Por kurrsesi, kjo nuk mund të zgjidhet vetëm me moratoriume e ndalesa. Unë nuk besoj që është zgjidhja të ndalojmë shfrytëzimin e guroreve lumenjve etj . Nuk është kjo zgjidhja. Nuk mund të importojmë rërë, gurë gëqlqere,

Shqipëria ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, pra le të respektojnë kompanitë kushtet e lejeve mjedisore.

Ju rikujtoj në shtator 2013 vetëm 10% e biznesit ishte pajisur me leje mjedisore. Sot kemi mbi 90% të bizesit të pajisur me ketë leje mjedisore dhe të mirëmonitoruar nga instancat tona.

Cka do të thotë ajo besueshmëri që mungonte nga shoqëria shqiptare në 2013, besoj sot shteti destinacionin e një produkti që kur hyn , di ku shkon produkti përfundimtar dhe si trajtohet ky produkt. Sot kemi të paracaktuar pikat doganore ku mund të hyjë ky produkt.

Mendoj se I kemi dhënë përgjigje dhe shoqërisë civile me nismën e fundit të z. Petrit Vasili të pajisen nga Ministria e Mjedisit me autorizim për të qenë palë në produktet që hyjnë në territorin.

Unë dua t’i garantoj si Ministër i Mjedisit , si anëtar i kabinetit qeveritar, mos të mendonjnë në asnjë mënyrë se s’do të kenë bashkëpunimin dhe transparencën e Ministrisë së Mjedisit. Gjithshka dhe cfarëdo që ka të bëjë me mbrotjen e Mjedisit ne do të jemi bashkëpunues dhe të hapur me ta. I jemi mirënjohës shoqërisë civile për  bashkëpunimin në këto 3 vite.

Mjedisi është fushë e gjerë dhe nuk mund të realizojmë gjithshka vetëm për 3 vite.

Vetëm në 2014 për herë të parë u ngritën 2 insitucione varësie shumë të rëndësishme ISHMP dhe AKM, të cilat shtetet e evropës I kanë pasur ndër vite. Këto institucione marrin trajnime nga homologët e tyre evropianë dhe institucione si Interpool dhe Europool. Me Urdher Ministri është ngritur një grup institucional I cili jo vetëm trajnohet intensivisht nga ekspertë të huaj por po punojnë intensivisht për ndryshimin e ligjit për krimet mjedisore

Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka laboratorë të akredituar për matjen por ne kemi krahas tij dhe insitutcione të ngritura si Insitutin e Shëndetit publik apo Instituti I Fizikës Bërthamore, që mund të bëjnë matje të mbetjeve në cdo rast dyshimi të qytetarëve shqiptarë. Për mos të thënë që janë dhe laboratorët privatë që ofrojnë këtë shërbim.

Ndaj kam ngelur jo mirë nga skepticizmi I një pjesë të shoqërisë civile apo edhe qoftë nuk kam kuptuar se si opozita e sotme të jetë e pagëzuar.

Gjithsesi gjuha me ekstremizëm nuk I shërben zgjidhjes së një problem. Jam I bindur edhe nga deputetë të mazhorancës që janë të painformuar për këtë cështje.

Nëse cdokënd do pyesim sot a doni ju të importohen plehra në Shqipëri ?

Sigurisht që përgjigja është jo, askush s’do e pranonte, duke filluar nga Ministri I Mjedisit i pari

Palët për fat të keq nuk janë të informuara, duke përfshirë këtu edhe ata që votojnë ligjet.

Mos harrojmë ne aktualisht firmosim urdhëra tranzitimi përditë drejt Maqedonisë e Kosovës, prej 3 vitesh tashmë. Shkupi është një nga importuesit më të medhenj të mbetjeve , për djegie në incinerator për prodhim energjie. Ata kanë dicka ndryshe nga ne, politikë më të besushme te qytetari saj.

Ndaj ne na lind një detyrë e madhe, që s’vjen sot por trashëgohet në dekada, të kthejmë besimin te qytetari shqiptar!

Shqipëria s’ka vuajtur për ligje, problem është në implementimin e tyre, dhe ka bërë që qytetarët shqiptarë vazhdojnë të jenë mosbesues ndaj politikës shqiptare.

Cdo nismë që paragjykohet nuk realizon qëlllimin e përbashkët.

Por sigurisht do ju dalim në mbrotje 30.000 qytetarëve shqiptarë të vetëpunësuar, por jo vetëm në mbrojtje shtetasve evropianë se bëjmë një figurë të mirë të një ambassador apo diplomat I huaj që ka asete në shqipëri.

Investitorët shqiptarë duhet të jenë të respektuar po aq sa një investitor I huaj. Vetëm kështu mund të zhvillojmë ekonominë e vendit. Me transparencë dhe zbatim rigoroz të ligjit.

Në fund të fjalës sime falenderim të veçantë për deputetin Shalsi. Ka bërë një punë intensive në më shumë se 2 muaj, duke u konsultuar me gjithë grupet  e interesit , me gjithë deputetët skeptikë apo jo, komunikim intensiv me specialistët e Ministrisë së Mjedisit.

Ndaj besoj së bashku do mundemi t’ja kthejmë besimin qytetarëve shqiptarë, importi le të bëhet, industria e riciklimit të zhvillohet dhe Shqipëria mos jetë e ndotur qoftë nga mbetjet qoftë nga importi i mbetjeve.