Postuar më: 24 Shkurt 2017

Kryeinspektori Agasi në Analizën e 2016-ës për Inspektoriatin e Mjedisit pranë ISHMP: “Performancë dukshëm pozitive; jo vetëm në shifra por edhe efektivitet”

Në zbatim të legjislacionit shqiptar dhe në vijim të objektivave dhe detyrimeve ligjore,  Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka përmbyllur suksesshëm edhe një vit tjetër pune në kontrollin e e  veprimtarive që shkaktojnë ndotje në mjedis në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë prezantimit të analizës e punës për vitin 2016, të Inspektoriatit të Mjedisit pranë ISHMP, z. Ergys Agasi, Kryeinspektor ISHMP, theksoi faktin se të dhënat shënojnë rezultate dukshëm pozitive, me një performancë cilësore dhe në rritje  të dukshme shifrash krahasuar me  vitin 2015,

Për 2016-ën Inspektoriati i Mjedisit,  ka realizuar 58% më shumë inspektime krahasuar me vitin 2015.

Si më poshtë rezultatet e punës Inspektoriatit të Mjedisit,  krahasuar kjo performancë me vitin 2015.

Gjatë vitit 2016 nga Inspektoriati i Mjedisit janë kryer gjithsej 7353 inspektime, ose 58% më shumë krahasuar me vitin 2015.

Në një pasqyrë të përgjithshme kemi shifrat si më poshtë

Janë vendosur 15.3% më shumë  gjoba se në 2015-ën me një vlerë monetare 7.9% më shumë se në vitin 2015.

Për herë të parë vitin e shkuar janë vendosur 11 dënime me paralajmërim.

Janë marrë masat për pezullime dhe mbyllje aktivitetesh me 48% më shumë krahasuar me vitin 2015.  

 

  • Në subjektet industriale dhe aktivitetet prodhuese janë  15.5% më shumë inspektime se në vitin 2015.

Kemi një 2-fishim të sanksioneve administrative krahasuar me vitin 2015.

 Vlera totale e gjobave është në masën 64 % më shumë se vitin 2015.

 

  • Puna e sektorit për inspektimin e burimeve natyrore është përqendruar në Inspektimet e minierave, guroreve, subjekteve në zonat naftë e gazmbajtëse si dhe në Inspektimin e burimeve ujore. Në këtë fushë gjatë vitit të kaluar janë kryer 93 inspektime, janë vendosur 45 gjoba

 

  • Nga inspektimet e kryera në rang vendi për menaxhimin e mbetjeve urbane janë marrë 23  masa administrative.

Nga këto  5 masa me gjobë janë vendosur për  kryebashkiakët e bashkive Pustec, Pogradec, Sarandë, Devoll dhe Librazhd  të cilët janë gjobitur me një vlerë prej 500.000 lekë secili. Masa administrative me gjobë  janë marrë edhe për disa ndërmmarrje publike

 

  • Gjatë vitit 2016 u inspektuan subjektet e licensuar nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për të parë realizimin e kushteve të kontratave që lidhin me operatorët që gjenerojnë mbetje spitalore për çdo qark.

Masa administrative me gjobë janë marrë edhe ndaj institucioneve publike shëndetësore për Spitalin Rajonal Korçë, Qendrën Shëndetësore Hekal, Mallakastër, Spitalin “Ihsan Cabej“ Fier , Drejtorinë  e Shëndetit Parësor Dibër dhe  Drejtorinë e Shëndetit Parësor“ Shkodër.

 

  • Një tjetër drejtim i sektorit të ISHMP ka punuar edhe për kontrollin e automjeteve në fund të jetës bazuar në ligjet në fuqi duke shënuar 16% më shumë inspektime krahasuar me vitin 2015.

Kemi një rënie me 27% të vlerës së gjobave duke treguar në këtë mënyrë se kemi një ndërgjegjësim të operatorëve për zbatimin e ligjit

 

  • Një pjesë e rëndësishme e punës së ISHMP-së është edhe aksioni dedikuar sezonit turistik veror.  Në këtë kuadër kemi +8% të inspektimeve dhe 22% më shumë pezullime aktiviteti të subjketeve private se  viti 2015.

 

Në fund të kësaj analize, Kreu i ISHMP Agasi kërkoi vjimin e inspektimeve  rigoroze në rang vendi, në zbatim të ligjit dhe në ruajtje të natyrës dhe  të Mjedisit në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë .