Postuar më: 27 Shkurt 2017

Kryeinspektori i ISHMP Agasi: “ISHMP +82% më shumë inspektime gjatë 2016-ës nga Drejtoria e Pyjeve”

Në zbatim të legjislacionit shqiptar dhe në vijim të objektivave dhe detyrimeve ligjore,  Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka përmbyllur suksesshëm edhe një vit tjetër pune në kontrollin e e  veprimtarive që shkaktojnë ndotje në mjedis në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë prezantimit të analizës e punës për vitin 2016, të Drejtorisë së Pyjeve  pranë ISHMP, z. Ergys Agasi, Kryeinspektor ISHMP, theksoi faktin se të dhënat shënojnë rezultate dukshëm pozitive, me një performancë cilësore dhe rritje efikasiteti të punës së këtyre strukturave

Gjatë vitit 2016 nga Inspektoriati i Pyjeve janë realizuar  8204 inspektime, ose 82.3% më shumë krahasuar me vitin 2015 ku janë realizuar 4500 inspektime, duke shënuar rritjen të performancës së inspektoriatit qendror dhe strukturave të varësisë në qarqe

Në kuadër të zbatimit të ligjit për Moratoriumin 10 vjeçar të pyjeve, është vetëm viti i parë, i një dekade Moratorium që hyri në fuqi më 11 shkurt 2016

1 vit është periudhë shumë e shkurtër në fushën e fushën e pyjeve ku efektet merren në periudhë  afatgjatë, të dhënat sot flasin për një përmirësim të situatës.

Shifrat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, janë një tregues i qartë për efektet pozitive të moratoriumit të pyjeve.

Vetëm gjatë  periudhës Shkurt 2016-Janar 2017 importi i lëndës drusore për përdorim të brendshëm ëshë rritur me rreth 30% krahasuar me të njëjtën peridudhë të një viti më parë

Ndërsa, po t’u referohemi shifrave të importit, me mesataren e periudhës 2008-2012, rritja e importeve në vlerë monetare është rreth 60 herë më e madhe gjatë vitit 2016.

Një indikator tjetër tregues i qartë se moratoriumi bëhet akoma më efikas janë të dhënat e krahasuara të sasisë së lëndës drusore të shfrytëzuar gjatë vitit 2012-2013, dhe asaj që është shfrytëzuar pas hyrjes në fuqi të moratoriumit.

Në 2016 kemi shfrytëzim të lëndës drusore 3 herë më pak se viti  2015

E përkthyer kjo në shifra të ruajtjes të fondit pyjor kombëtar, do të thotë që kemi kursyer 546 hektarë pyje krahasuar me vitin 2015. 

Për më shumë akoma, efektet e moratoriumit mbi pyjet kanë qenë shumë pozitive nëse i referohemi ndërhyrjeve të paligjshme mbi fondin pyjor.

Aktivitetet ilegale dhe kundravajtjet pa përgjegjës mbi fondin pyjor janë ulur 170%, dhe me tendencë për zhdukjen graduale të fenomenit, shifër e krahasuar kjo me vitin 2015.

Për periudhën janar-dhjetor 2016,  në shkallë vendi, janë prerë ilegalisht 18.703 drurë, me volum rreth 3593.6 m³.ose  36 % më pak drurë krahasuar me vitin 2015 kur janë prerë ilegalisht 27.506 drurë, me volum rreth 5480m³ .

Gjatë periudhës Janar - Dhjetor 2016 nga ISHMP në rang kombëtar janë mbajtur gjithsej 368 proçes-verbale për kundërvatje në fondin pyjor, ku vlen të theksohet se për shkelje me pasoja të rënda në pyje, janë proçeduar dhe dërguar për ndjekje penale  32 raste kallëzimesh, ose 20 % më pak krahasuar me 2015, cka tregon një ndërgjegjësim të qytetarëve për zbatimin e ligjit. 

Vlera e dëmit nga kundërvajtjet penale është 97,971,000 lekë.

Në këtë drejtim, Moratoriumi 10 vjecar i Pyjeve u shoqërua me kalimin e fondit pyjor kombëtar në në menaxhim dhe administrim të plotë tek Pushteti Vendor, Maj 2016

Në inspektimin e ISHMP pranë 61 Bashkive ka rezultuar se

- 42 Bashki kanë ngritur strukturat e menaxhimit të pyjeve,

- 12 Bashki janë në proçes formimit të strukturave të menaxhimit të pyjeve, të cilat janë Malësi e Madhe, Pukë, Kavaje, Rrogozhinë,Peqin,Lushnje, Divjake, Kucove, Ura Vajgurore, Patos, Pustec dhe Kelcyre

-        Situatë shqetësuese e problematikë madhore ngelen ende në 5 Bashki Kurbin, Durres, Shijak, Vore dhe Kamez. 

Këto 5 Bashki  nuk kanë implementuar ende detyrimet ligjore që rrjedhin nga  ligjit ‘’ Për pyjet dhe Shërbimi Pyjor’’ për ngritjen e strukturave per menaxhimin e fondit pyjor.

- Ndërkaq 2 nga Bashkitë ato Roskovec dhe Patos janë ende proces inspektimi nga ana jonë.

ISHMP ka lënë detyra për bashkitë me një afat për plotësimin e tyre deri në fund të muajit Mars 2017.

Nëse pas këtij afati kjo situatë shqetësuese, nuk do të ndryshojë, për këto 5 Bashki dhe 12 Bashkitë që janë ende në proces; do të procedohet me masë administrative gjobë ose kallëzim për ndjekje penale ndaj Krerëve të Bashkive, ashtu si kuadri ligjor e parashikon.

Janë evidentuar të gjitha subjekteve private me një total prej 93 inspektimesh, që ushtrojnë aktivitet në fondin pyjor në mardhëniet kontraktuale që ata kanë drejtëpërdrejtë më Bashkitë

Ndaj tyre janë marrë 45 masa administrative me vlerë gjobe 18.300.000   dhe vlerë dëmi 3,009,347,000 lekë si dhe për shkelje proceduriale dhe është propozuar nga ana e ISHMP heqja e licensës të drejtuesve teknikë për 8 subjekte private

Në sektorin e zjarreve, sektor që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve shifra janë shumë më pozitive se viti 2015-të, falë kontrolleve rigoroze në terren dhe bashkëpunimit me institucione të tjera.

Kemi 2 herë më pak raste zjarresh .

Kemi vetëm 61 raste për vitin 2016 me sipërfaqe totale prej 181 ha të djegur.

Ndërkohë në vitin 2015 janë regjistruar 141 raste me një sipërfaqe totale të djegur prej 240 ha.

Krahasuar me vitin 2015, ne vitin 2016 kemi 57% më pak sipërfaqe të djegur.

 

Një nga sektorët e tjerë të punës së këtij Inspektoriati “Sekuestrimi i arinjve në robëri”

Sot Inspektoriati i Pyjeve, ndryshe nga cka ndodhur më parë, ka të identifikuar saktësisht vendodhjen dhe pronarët e arinjve në robëri, për qëllime përfitime dhe argëtimi

Në vitin 2016 identifikuam 50 arinj të murrmë në robëri, nga të cilët kemi sekuestruar 19 të tillë dhe sot janë të strehuar në qendra të specializuara jashtë vendit.

Edhe pse ky fenomen robërie ka vite që ekziston në Shqipëri dhe ndalohet me ligj, për herë të parë u morën masa konkrete për të shkuar drejt zhdukjes së këtij fenomeni.

Për arinjtë e tjerë në robëri të identifikuar nga ne, Ministria e Mjedisit po punon me shoqata të ndryshme ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë Ministria po lobon me donatorë të ndryshëm për ngritjen e një qendre strehimore në Shqipëri, pranë Malit të Dajtit.

 

 

 

Në fund të kësaj analize, gjatë konferencës për shtyp Kreu i ISHMP Agasi theksoi se ndonëse ka një rritje performance të bashkive në detyrimet e tyre ligjore në fushën e mjedisit dhe një bashkëpunim më të mirë me strukturat e ISHMP, përgjatë vitit 2016 krahasuar me vitet e mëparshme, ISHMP ende kërkon prej të zgjedhurve vendorë, gadishmërinë dhe angazhimin serioz  në zgjidhjen e problematikave mjedisore që kanë në territorin e tyre.

Kreu i ISHMP Agasi theksoi: - “Krerët e Bashkive duhet të jenë proaktivë në zgjidhjen e situatave emergjente dhe problematikave që kanë, ky Pyjet dhe menaxhimi i mbetjeve urbane si përgjegjësi direkte e tyre, janë dhe 2 nga sektorët që lidhen drejtëpërdrejtë me mirëqënien dhe shëndetin e qytetarëve”.