Postuar më: 27 Shkurt 2017

Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë z. Per Strand Sjaastad

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë z. Per Strand Sjaastad.

Ministri Koka e njohu Ambasadorin Sjaastad  me reformat, nismat , dhe arritjet në fushën e Mjedisit duke vënë theksin në prioritetet, objektivat dhe projektet konkrete  të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë e Mjedisit, duke u ndalur në reformën administrive të përmbyllur me sukses, 2 moratoriumet atë të pyjeve dhe atë të gjuetisë dhe vënë theksin në objektivin kryesor për 2017 atë të menaxhimit të mbetjeve. Ministri Koka theksoi se menaxhimi i mbetjeve ngelet ende një sektor mjedisor, si sfidë kryesore për qeverinë shqiptare edhe pse në këtë drejtim ka pasur një kontribut të madh financiar si nga ana e qeverisë shqiptare ashtu dhe nga ana e donatorëve të huaj

Gjatë takimit palët diskutuan rreth çështjeve mjedisore më të prekshme në Shqipëri, siç janë  forcimi dhe zbatueshmëria e kuadrit ligjor, ku Ministri Koka theksoi se Ministria ka fokus kyç, rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik dhe angazhimin konkret të qytetarëve shqiptarë për mbrojtjen e Mjedisit si domosdoshmëri, për  rrugën që Shqipëria po kalon në plotësimin e angazhimeve të direktivave të Bashkimit Europian në mjedis, në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, ku Mjedisi është një kapitull i rëndësishëm për përmbushjen e detyrimeve.

Nga ana e tij, Ambasadori Sjaastad u shpreh se mbështetja e Norvegjisë  në fushën e Mjedisit synon të thellohet për të konkretizuar mbështetjen , sidomos në drejtimin e forcimit të kapapaciteteve të Ministrisë së Mjedisit dhe instiucioneve të saj të varësisë.

Ambasadori Sjaastad shprehu interes konkret për çështjen e diskutuar mes palëve, për ofrimin e asistencës dhe trajnimit nga insitucionet homologe norvegjeze për forcimim e kapaciteteve njerëzore të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

Ambasadori Sjaastad siguroi se mbështetja dhe asistenca dhe ekspertiza e vendit të tij për Shqipërinë, se  do të intensifikohet edhe më tej me konkretezim në afatshkurtër, duke e konsideruar mjedisin si një fushë prioritare që Norvegjia mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve në zhvillim.