Postuar më: 28 Dhjetor 2016

Ministri Koka priti në takim Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri z. Borchardt

Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka priti sot në një takim Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Z. Bernd Borchardt. 
Ministri Koka e njohu Z. Borchardt me progresin në fushën e mjedisit në këto tre vite si dhe prioritetet dhe objektivat kryesore të Ministrisë,ku veçoi reformat e thella administrative të ndërrmarra, që sollën ngritjen e tre institucioneve; Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Në vijim Ministri Koka theksoi dhe reformat e ndërmarra për mbrojtjen e Mjedisit si moratoriumet në fushën e pyjeve dhe gjuetisë dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Gjatë takimit, diskutimi u fokusua në punën që Ministria e Mjedisit ka bërë deri tani për ndryshimet e kodit penal për krimin mjedisor
Gjithashtu u vu në pah fakti që Ministria e Mjedisit ka bërë një progres të dukshëm në përafrimin e legjislacionit mjedisor ne masen i 90% me legjislacionin e Bashkimit Europian., 
Gjatë takimit Z. Borchardt shprehu konsideratën e tij për punën e bërë deri tani në sektorin e mjedisit dhe theksoi vecanërisht angazhimin e kontributin e OSCE –së për mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes mjedisore në vend.
Ministria e Mjedisit prej vitit 2015 është duke punuar për amendimet e Kodit Penal për përgatitjen e një Paketë të Krimit Mjedisor, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë vendas dhe ekspertë dhe konsulencë të huaj, si dhe aktorë kryesorë të përfshirë në këtë proces.