Shëndeti në Pyje

Rënia  e gjetheve dhe halave të drurëve pyjor. (Pjesë nga Raporti i monitorimit, 2013)

 

Rënia e gjetheve të një apo më shumë llojeve kryesore të drurëve në pyje dhe toka të tjera të pyjore në secilën nga klasat e rënies së gjetheve “të moderuar”, “të rënda” dhe “të tharë”.

 

 

Eshtë monitoruar si tregues që shënon një nga aspektet e ruajtjes së shëndetit të drurëve pyjor dhe e vitalitetit të tyre. Gjethet e drurëve pyjor reagojnë gjthmonë ndaj faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë kushtet klimatike dhe ekstremet e motit, si dhe depozitimin apo shkallën e ekspozimit të drurëve pyjor ndaj nivelit të prekjes prej sëmundjeve kërpudhore dhe dëmtimeve nga insektet. Gjate viteve 1997- 2002 në Shqipëri, në kuadrin e projektit të BB, pranë shërbimit pyjor funksiononte rrjeti kombëtarë i vrojtim-sinjalizimit i cili përbëhej nga 296 sipërfaqe provë të shpërndara në të gjithë qarqet e vendit për të studjuar nivelin e prekjes së pyjeve nga sëmundjet dhe dëmtuesit (insektet) të llojeve kryesore të drurëve pyjor (Grafiku 17). Në vijimësi nga ish Instituti i Kërkimeve Pyjore dhe kullotave (IKPK) dhe pas shkrirjes së tij (në viti2006), Drejtoria e Pyjeve pranë AMP, monitorimin e shëndetit të pyjeve e kanë vazhduar me procedura metodologjikisht të shkurtuara për shkaqe të pamundësive financiare ndër vite. Natyrisht vlerësimi i rënies së gjetheve të drurëve, si dukuri, përfaqëson një sistem të paralajmërimit të hershëm dhe të vlefshëm si përgjigje e ekosistemeve pyjore për të ndryshuar

 

 

Drurët që i mbajnë plotësisht gjethet ose halat, dmth që nuk tregojnë shenja të rënies tyre janë vlerësuar me 0 përqind rënie të gjetheve dhe konsiderohen të shëndetshëm, ato me 25 – 50% përqind rënie ose humbje janë klasifikuar si dëmtim i moderuar i drurëve. Rëniet e gjetheve ose halave në masën 51- 90% janë klasifikuar si dëmtime të rënda të drurëve dhe ato me më shumë se 91- 100 përqind tregojn drurë të tharë plotësisht. Ky aspekt i gjendjes shëndëtsore të drurëve pyjore në Shqipëri nuk monitorohet sistematikisht me anketa inspektuese, për të parë gjendjen e kurorës së drurëve, prej strukturave implementuese në vartësi të cilave janë specialistët e terrenit, ndaj edhe të dhënat janë paksa të kufizuara në raport me vet shtrirjen e ekosistemit pyjor.

 

Për pesëvjeçarin 2000 – 2005, të dhënat janë grumbulluar në sipërfaqet provë të përherëshme të instaluara në 12 Qarqet e Shqipërisë, në proporcion të drejtë me peshën sipërfaqes së llojeve kryesore, përcaktuar sipas përbërjes së grumbujve pyjore (grafiku18).

Tendencat kohore të rënies së gjetheve dhe halave për llojet kryesore të drurëve pyjor, janë përllogaritur mbi sipërfaqet e monitoruara për 12 qarqet e vendit.  Ndryshimet e vëzhguara gjatë periudhës së vegjetacionit sipas Grafikut 19, paraqesin një situatë të shëndetëshme të pyjeve në Shqipëri, të pandikuar ose me pakë ndikime për disa nga llojet halorë si (Pinus nigra, Pinus halepensis, pinus pinea dhe Cupressus sempervirens) dhe veçanërisht Platanus orientalis nga llojet fletorë. Ky i fundit paraqet dallime në nivelin e dëmtimit përtej kufijve të gjëndjes rënduar, në disa rrethe si në Tepelenë, Gjirokastër dhe Përmet, pasi Rrapi si lloj, për shkaqe të panjohura, në këtë 5 vjecarë, është çfaqur me tharjen totale të drurëve në disa habitate (në sipërfaqe të vogla) përgjatë rrjedhjes së lumit Vjosa dhe me rrallë në Shkumbin. Gjatë viteve 2000 – 2010, përqindja e rënies së gjetheve nga kurorat e drurëve, për të gjitha llojet pyjore të vlerësuara sëbashku, tregon gjëndjen e mirë shëndetësore dhe vitale të ekosistemeve pyjore në Shqipëri. Nga monitorimi i shkallës së rënies së gjetheve dhe halave në kurorat e drurëve, sipas klasifikimit në tre klasa, me drurë – lehtësisht të dëmtuar ; - të moderuar – apo -të dëmtuar rëndë-, gjendja paraqitet në nivelet maksimale me 7.9% në rrethin e Dibrës dhe 6.9% në rrethin e Kukesit për klasën e moderuar; 0.8% dhe 0.7% për klasën e dëmtuar rëndë, ndërsa mesatarisht në shkallë vendi, aspekti i rënies të gjetheve është vlerësuar 1.32%, vlerë e cila është monitoruar gjatë vitit 2010.

Trendet dhe shpjegimet mbi rënien e gjetheve tregojne se nuk ka rritj në përqindjen e ngastrave të monitoruara gjatë 10 viteve të fundit, luhatjet e vëzhguara nuk janë argument për të treguar një përkeqsim në gjendjen e kurorave të drurëve pyjorë. Këto reagime të drurëve janë ndikime nga thatësira, mungesa e lagështirës ajrore dhe ujit, të cilat kanë shkaktuar rënien e gjetheve në vlerat e paraqitura në grafikun 19. Sulmet e insekteve dhe sëmundjeve kërpudhore, në kombinim me rritjen e vulnerabilitetit të shkaktuar nga ngarkesat e depozitimit, kushtet e motit, dhe faktorë të tjerë antropogjenë, janë të lidhura ngusht me këto trende. Nivelet e larta të vëzhguara në rënien e gjetheve mund të tregojnë se drurët kanë një potencial të reduktuar për t’i bërë ballë ndikimeve negative mjedisore.