Postuar më: 18 Nëntor 2015

Intervista e Ministrit të Mjedisit Z. Lefter Koka për televizionin TVSH

18 Nëntor 2015

 

Bjolanda Cuku:   Doja t’ju pyesja paraprakisht për Moratoriumin e pyjeve. Ju e keni deklaruar qe prisni të fillojë kur do fillojë?

Ministri Koka:   Është e vertetë kjo është një dëshirë, dhe uroj të gjejë konsensus në qeverinë shqiptare e më pas në grupet parlamentare e më pas në parlamentin shqiptar. Ligji i pyjeve e kullotave është një reformë e madhe. Konsiston në kalimin 100% të menaxhimit të pyjeve në pushtetin vendor dhe parelelisht do të kërkohet edhe moratorium 10- vjeçar.

Arritja në këtë vendim,  më duhet të pranoj radikal, ka të bëjë me një përdorim të tejskajshëm të pyjeve në territorin shqiptar, kjo jovetëm në këto vite. Disproporcionii prerjes sëpyjeve  me rigjenerimin e pyjeve ka filluar që në 1974 e deri në ditët e sotme

Kemi një realitet ku nëpërdorim për nevojat e familjeve kryesisht në zonat e thella apo nëzonat ruraledhe bizneseve është një konsum prejrreth 1.5 milionë m3/vit dru ndërsa gjenerimi natyral i pyjeve shqiptare është jo më shumë se 600-700 mijë m3 dru/vit .

Thënë më pak fjalë nëse vazhdojmë me këtë ritëm një ditëdo ta gjejmë Shqipërinë të zhveshur ku dëmi nuk do tëjetë vetëm i pyjeve, por edhe i erozionit, ku ne kemi parë deri pak vite më parë në veri tëShqipërisë e sot kemi prezent me përmbytje në Jug të Shqipërisë, cka do të thotë janë pasojat e zhveshjes së pyjeve. Ne kemi një territor qëka 6 basene dhe malet kanë vetëm këto grykëderdhje, pra duhet të kemi këto grykëdetrdhje në gjendje optimale por shumë e rëndësishme është që malet të jenë të disiplinuara të jenë të pyllëzuara të mund të disiplinohen ujërat malorë e të kemi shmangie të përmbytjeve

Pra është një vendim historik shumëi rëndësishëm për vendin i cili do të ndihmojë të ardhmen. Pyjet janë aset i rëndësishëm ekonomik e mjedisor, ndaj na duhet t’i kthejmë domosdoshmërisht, t’i rikthejmë në parametrat e standardet qëi kanë vendet e Evropës.

 

Bjolanda Cuku: Kur mendoni se dotë fillojë zbatimi? Do ketë ndëshkime për ata që do tëpresin pyje? Cfarë do tëndodhë realisht?

Ministri Koka:   Ka qenë pikërisht ky diskutimi i bërë. Ne kemi kërkuar të jemi shumë të kujdesshëm duke pasur prioritet qytetarët dhe familjet që tu mundësojmë e sigurojmë ngrohjen me dru, pra pikërisht ata që quhen përdorues tradicional. Kjo sigurisht do të jetë në mënyrë të kontrolluar pasi pyjet kanë nevojë për rigjenerim. Do të jetë bashkia ajo që do tëvendosëku do të prihet dhe do të bëjë tregtimin për familjen e përdoruesit tradicional të lëndës drusore.

Janë të fituar banorët që do e përfitojnë në kosto këtë lëndë drusore që do tëtregtohet pa qëllim fitimi. Ky cikël mbyllet kështu edhe për përfitimin e pyjeve, pasi bashkia me të ardhurat e gjeneruara do të gjenerojë fondin pyjor që do të ketë në menaxhim.

Sa i përket bizneseve  mund të përdorin lëndën drusore të importit. Më duhet të them se kosto për bizneset nuk përllogaritet të jetë relativisht më e lartë se kosto aktuale e lëndës drusore vendase

Pra vullneti i mirë e bën të implementueshëm realizimin e këtij moratoriumi.Nëse do tëfusim mosbesimin apo elementë të tjerë do tëjemi sinërastin e moratoriumit të gjuetisë, që pati skeptikëpor që pati rezultat mbrësëlënës, edhe pse implementimi i tij ishte në masë të konsiderueshme dhepse  jo 100%. Pikërisht për këtë Kryeministri i vendit dhe partnerët tanë ndërkombëtarëmendojnë se ështëi nevojshëm zgjatja e këtij moratoriumi.

Pra këto 2 moratoriume duke ecur paralelisht do të japnin mundësinë për rivitalizimin e florës dhe faunës së egër do të marrin një zgjidhje definitive, që më pas të mirëmenaxhohen për të qenë nesër një aset i rëndësishëm ekonomik. Mjedisi i jep vendit një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Unë nuk kam menduar kurrë që parardhësit në këtë ministri apo cilado palë qoftë kanë kërkuar të dëmtojnë pyjet, por sistemi nga vijmë, mentaliteti i shoqërisë shqiptare mungesa e kulturës së pronës private ka bërë që gjithkush të mendojë se prona publike është e kërkujt.

Sot jemi në një tjetër moment, ku ne kërkojmë të bëhemi pjesë e BE –së , ku mjedisi është një nga zërat më të  rëndësishëm. Ndaj ne po njësojmë legjislacionin, por gjithë këto ligje duhet të fillojnë të implementohen.Ndaj ne duhet të shmangim kriza të mundshme ekomonike sociale kur të vijëmomenti siç kanë ndodhur në vende të tjera.Dhe po të shohim këto efekte kanë pasur ato vende që kanë kaluar një demokraci të shthurrur çka bërë që të kalojnë në faza të vështira.

 

Bjolanda Cuku:    Pra ju besoni se si moratoriumi i gjuetisë dhe i pyjeve do të jetë i susksesshëm?

Ministri Koka:   Moratorium realizohet kur ai përqafohet nga qytetarët.Ka eksperienca të ndryshme nga vende tëEvropës, të cilat po i konsiderojmë. Jemi në kontakte intensive me Bankën Botërore ku më duhet të them se janë skeptikë për implementimin e tij, Ne jemi shumë të hapur për donatorë shoqata të huaja e diplomatë të huaj në vend për të shkëmbyer eksperiencate tyre sepse eksperienca e tyre është e vyer. Por unë besoj fort se nëse e mbështet vetë shoqëria shqiptare ky moratorium do të jetë padyshim i suksesshëm.

 

Bjolanda Cuku:    Ndalojmë pak tek çështja e ndotjes së Durrësit e disa ditëve më parë. Cmund të na thoni për situatën?

Ministri Koka:   Të kuptohemi që kjo u bë evidente në media e opionin publik pasi ndodhi në një zonë urbane të qytetit të Durrësit, s’do e quaja zonë turistike pasi aty banojnë rreth 30 mijë banorë. Rasti e solli që rrymat e sollën aty derdhjen e mbetjes dhe tëna vërë para përgjegjësisë

Qeveria shqiptare ka QNUD-në si ent kontrollues me specialistë nga ministria e Mbrotjes, peshkimit Mjedisit që evidentojnë vendodhjen e anijeve në ujërat shqiptare. Ka nevojë për investime shtesë si nëçdo vend tëEvropës që të bësh fotografimin saletitor tëçdo derdhjeje të mundshme në kohë reale.

Në kushtet aktuale Ministriae  Mjedisit ka përgatitur prej disa kohësh një VKM për të shmangur derdhjet abuzive në det dhe  detyruar anijet të derdhin mbetjet në portet shqiptare. Cdo anije do të detyrohet sipas tonazhit të saj të paguajë një takse fikse.

Por gjithsesi investimi në pajisje satelitore si një prioritet i qeverisë shqiptare dotë  ishte më korrekti dhe më i sakti pasi kemi dhe anije që lundrojnë tranzit nëShqipëri.  Kështu fotografimi i derdhjeve të mundshme në kohë reale të këtyre anijeve, do të mundësonte që porti më i afërt ku anija do të ankoronte ta gjobiste anijen për derdhjen e shkaktuar.

 

Bjolanda Cuku:    Ndotja si është sot situatata, po përgjegjësit që shkaktuan këtë ndotje ?

Ministri Koka:   Situata për qytetarët e kuptoj mirë që ishte alarmante.Unë isha vetë atje dhe sikur masa e derdhur e ndotjes mos të ishte në përmasa të mëdha mënyra si ishte përhapur me të drejtë krijoi panik.Pati angazhim të shtetit për të pastruar rërën dhe bregdetin përgjatë njollës së krijuar.

Entet e angazhuara dhe përgjegjëse  si prokuroria policia, kapiteneria e patën të pamundur të identifikonin kush anije ishte ndotësi. Anijet e ankoruara sipas të dhënave që u përcollën në Ministrinë tonë nuk ishin shkaktarët

Na duhet të pranojmë sot me këto kapacitete njerëzore, logjistike dhe financiare që aktualisht ka qeveria shqiptare  me këtë situatë të trashëguar që na paraqitet na duhet të marrim masa për parandalim. E kam përmendur shpesh në mjedis duhet të parandalosh, është më me pak kosto për efektet në mjedis, shëndetin e njerëzve dhe mjetet financiare që kërkon të angazhohen pasi katastrofat mjedisore ndodhin

Si pagesa fikse pranë porteve që përmenda më lart që ne kemi propozuar si Ministri Mjedisi apo edhe  investimi në pajisje qëi duhet të konsiderojë qeverisë shqiptare, që do t’i jepte një zgjidhje definitive këtij problemi që ne hasim ndër vite në vijën bregdetare shqiptare.