Postuar më: 04 Maj 2017

Njoftim mbi zhvillimin e procedurave te provimit per pajisjen me çertifikatën e specialistit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor

Në mbështetje të Udhëzimit nr. 1, datë 22.02.2011 të përbashkët të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave dhe Ministrit të Arësimit dhe Shkencës “Për përcaktimin e programeve dhe proçedurave të zhvillimit dhe të vlerësimit të provimeve për pajisjen me çertifikatën e specialistit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor”, ju njoftojmë se provimi për pajisjen me çertifikatën e specialistit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor do të zhvillohet në dy data, përkatësisht:

  • Në datën 12.05.2017, ora 09:00, në ambjentet e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës

 

  • Në datën 15.05.2017, ora 13:00, në ambjentet e Fakultetit të Inxhinierisë së Mjedisit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës

 

Kandidatët e kualifikuar me anë të njoftimit oniline të Ministrisë së Mjedisit dhe ata të kualifikaur pas realizimit të proçedurave ankimore, referuar listës që I bashkëlidhet këtij njoftimi, janë të lutur të paraqiten për rregjistrim në njërin prej Universiteve si më poshtë:

  • Deri më datë 10.05.2017, në sekretarinë e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës

 

  • deri më datë 10.05.2017, në ambjentet e Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit Fakultetit të Inxhinierisë së Mjedisit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës

 

Rregjistrimi pranë një prej autoriteteve të mësipërme është detyrim ligjor dhe kusht për pjesëmarrjen në provim.

 

Lista e personave që plotësojne kriteret për t'iu nënshtruar testimit për t'u pajisur me certifikatën
e ekspertit të VNM dhe Auditimit Mjedisor

 

Lista e personave të kualifikuar pas realizimit të proçedurave ankimore