Postuar më: 17 Janar 2017

Për të përfituar çertifikatën e ekspertit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Auditimit Mjedisor

Ministria e Mjedisit fton personat e interesuar të marrin pjesë dhe të konkurojnë për të përfituar çertifikatën e ekspertit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Auditimit Mjedisor, bazuar në Udhëzimin Nr. 1, datë 22.02.2011 “Për Përcaktimin e programeve dhe proçedurave të zhvillimit dhe të vlerësimit të provimeve për pajisjen me çertifikatën e specialistit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor” tё ndryshuar.

Kërkesa të përgjithshme:

  1. Kërkesën për pajisjen me çertifikatë si dhe mënyrat e kontaktimit (telefon, e-mail, etj.);
  2. Diplomën e noterizuar dhe listën e notave;
  3. Dëshmi të kualifikime;
  4. CV, ku veç të tjerave, provohet diplomimi dhe përvoja e punës në fushën e mjedisit, jo më pak se pesë vjet;
  5. Informacion për eksperincën në projekte për mbrojtjen e mjedisit;
  6. Faturën e tarifës së shërbimit prej 10000 (dhjetë mijë) lekë, që paguhet për llogari të Ministrisë së Mjedisit dhe që është e pakthyeshme;

Të drejtën për të aplikuar për ekspert të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Auditimit Mjedisor e kanë specialistët e diplomuar në fushën e e mjedisit ose të agromjedisit, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në universitetet ose shkollat e larta jopublike, të akredituara për degët e sipërpërmendura ose në institucionet e huaja të arsimit të lartë që ofrojnë këto programe studimi, pas njësimit të diplomës së tyre, si dhe specialistët e diplomuar në shkencat inxhinierike, biologjike, kimike, gjeologjike, hidrologjike, ekonomike dhe gjeografike.

Personat e interesuar të dorëzojnë dokumentat e sipërcituar brenda datës 15.03.2017 në adresën: Ministria e Mjedisit, Bulevardi “Zhan d’Ark”, Nr. 23, Tiranë.