Postuar më: 11 Qershor 2015

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe në Institucionet e tjera publike është miratuar me Vendim nr.395, datë 29.04.2015.

Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë të cilët janë diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë e janë të interesuar për të zhvilluar praktikë pune në sektorin publik.

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive  profesionale të të rinjve si dhe të shprehive praktike në njohje me sistemin administrativ publik.

Ky program parashikon kryerjen e praktikave të punës në administratën shtetërore në nivel qendror dhe vendor dhe institucionet e tjera publike për profesionistë të rinj. Program synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre praktike në njohje me sistemin administrative publik. Mosha e aplikantëve : Të rinj nga mosha 21-26 vjeç, të diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë "Bachelor".

Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë.

 

Për më tepër informacion klikoni këtu

 

Vendimi Nr. 395, datë 29.04.2015 "Për miratimin e programit kombëtar të praktikave tëm punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike"