Postuar më: 21 Shkurt 2017

Takimi i dytë (II) i Komitetit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

Mbështetur në pikën 5 të Vendimit Nr. 967 të Këshillit të Ministrave, datë 25.10.2013, “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve”, në ambientet e Ministrisë së Mjedisit , në datën 01.03.2017, ora 11.00, do të zhvillohet takimi i dytë i Komitetit, me temë:

 

Ø  Diskutim dhe propozime mbi draft - planin imediat rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

 

Çështjet për diskutim mbi draft-planin imediat rajonal për menaxhimin e integruar të mbetjeve

 

Detyra Imediate në rang vendi:  Përmiresimi dhe konsolidimi

1. Zhvillimi i planeve lokalë të menaxhimit-  në bazë të ligjit "Për  Menaxhimi i Integruar Mbetjeve nr .10463 ", datë 22.9.2011, në nenet 10, 11 dhe 12, specifikohet se të gjitha bashkitë duhet të zhvillojnë projektet e menaxhimit të mbetjeve dhe përditësimin e tyre në përputhje me operacionet e menaxhimit për mbetje të veçanta.

2. Përmirësimi i efikasitetit të menaxhimit të mbetjeve - të gjitha bashkitë duhet të zgjerojnë hartën e shpërndarjes së shërbimeve duke u përpjekur maksimalisht për mbulimin e territorit të tyre.

3. Harmonizimi i konceptit të menaxhimit të mbetjeve të ndryshme lokale - në zonat ku nuk ofrohet shërbimi për shkak të mungesave financiare të shikohet bashkëpunimi me zonat përreth.

4. Krijimi i një sistemi monitorimi- përbën një nga problematikat më emergjente, pasi pa monitorim, procesi nuk mund të jetë asnjëherë konstruktiv.

5. Rritja e ndërgjegjësimit publik - zhvillimi i një strategjie për zvogëlimin e prodhimit të mbetjeve dhe rritja e sinkronizuar e ndërgjegjësimit në nivel lokal.

6. Synimi drejt një sistemi të integruar të menaxhimit të mbetjeve të ngurta - përmirësimi dhe modernizimi i pajisjeve; futja dhe zgjerimi i projkteve dhe aktiviteteve pilot në një shkallë më të gjerë;  përmirësimi i infrastruktures; ngritja e shkallës së vetëdijes qytetare.

7. Zbatimin e një menaxhimi të avancuar të mbetjeve të ngurta - përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës dhe modernizimi i paisjeve; përmiresimi i landfilleve; klasifikimi i zonave; arritja e objektivave duke optimizuar menaxhimin e mbetjeve.

 

Detyrat immediate për pushtetin lokal:

  • Përcaktimi real kosto-tarifë për të mundësuar rishikimin e taksave të pastrimit.
  • Raportim i detajuar mbi gjendjen e infrastrukturës së pastrimit dhe nevojat imediate.
  • Rishikimi i taksave për përdorim të infrastrukturës së përbashkët mjedisore nga kompanitë të cilat groposin mbetje.
  • Krijimi i legjislacionit “të gjelbër” nga ana e bashkive. Mundësia që subjektet të trajtohen si biznese sociale nëse kryejnë 100% ndarjen në burim të mbetjeve të tyre.
  • Krijimi i një përqindje minimale të agregateve sekondarë që do të përdoren në projektet e ndërtimit publik.
  • Lëshimi i lejeve "Masat, kushtet dhe procedurat për përdorimin e mbetjeve në bujqësi, pylltari dhe rehabilitimit të tokës" duke shmangur efekte të dëmshme në tokë, ujë, prodhim bujqësor, kafshë dhe shëndetin e njeriut, duke siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit.
  • Krijimi i një përqindje minimale të agregateve sekondare që do të përdoren në projektet publike të ndertimit.

 

Komentet dhe sugjerimet e Tuaja janë të mirëpritura dhe do të pasqyrohen në versionin përfundimtar të këtij plani, duke synuar kështu hartimin e politikave të përbashkëta dhe të unifikuara në mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit, si dhe në arritjen e objektivave e kuadrit ligjor të menaxhimi të integruar të mbetjeve.

 

Prof. Dr. Kledi Xhaxhiu

Zëvendësministër i Mjedisit