Postuar më: 20 Mars 2017

Takimi i tretë i Komitetit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve

Në cilësinë e kryetarit të Komitetit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, mbështetur në pikën 5 të Vendimit Nr. 967 të Këshillit të Ministrave, datë 25.10.2013, “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve”, Ju ftoj në takimin e tretë të Komitetit, në datën 28.03.2017, ora 11.00, në ambientet e Ministrisë së Mjedisit, me rend dite:

Ø  Diskutime dhe propozime mbi draft-planin imediat të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Ø  Prezantimi i metodologjisë për përditësimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe planit të masave për zbatimin e saj.

Në lidhje me çështjen e dytë, Ministria e Mjedisit nën asistencen teknike të GIZ ka filluar punën për përditësimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe planit të masave për zbatimin e saj. Në këtë kuadër propozoj që përfaqësuesit e Sekretariatit Teknik të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, të jenë pjesë jo vetëm e këtij takimi, por e çdo takimi në vijim, që do të realizohet për diskutimin e drafteve të strategjisë, si edhe për mundësimin e të dhënave që kërkohen në lidhje me këtë dokument. Shoqatat e njësive të pushtetit vendor, shoqatat e kompanive të riciklimit dhe OJF-të që janë aktive në vend, do të njoftohen gjithashtu nga perfaqësuesit e projektit të GIZ, që të marrin pjesë në këtë takim.

 

Prof. Dr. Kledi Xhaxhiu

Zëvendësministër i Mjedisit