Postuar më: 22/08/2019

Dita e shenjtë e bektashinjve, mijëra pelegrinë në Tomorr. Ministri Klosi: Mali i përket të gjithëve!

Jo vetëm festë, urime për më shumë shpresë dhe harmoni, por edhe ftesë për çdo vizitorë, turistë e pelegrinë për të firmosur peticionin kundër shkatërrimit të malit të Tomorrit, PRO mbrojtjes dhe shpalljes së tij: Park Kombëtar! Pasuria e të cilit, sipas ministrit Klosi i përket të gjithëve dhe duhet mbrojtur pa kushte! Të rinjtë e Smile Albania në Berat vijuan mbledhjen e firmave edhe në ditët e pelegrinazhit në malin e Tomorrit duke dëshmuar ditë pas dite interesin dhe këmbënguljen e banorëve dhe turistëve për të mbështetur mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore. Presidenti Ilir Meta, i pranishëm në ceremoninë festive në Tomorr gjithashtu firmosi peticionin e drejtuar nga të rinjtë e Smile për shpalljen e malit të Tomorrit, Park Kombëtar, duke u renditur kështu publikisht tek zërat kundër shkatërrimit të Tomorrit nga bizneset e guroreve, për rrjedhojë edhe kundër vendimit abuziv të Gjykatës Administrative të Tiranës. Mbledhja e firmave do të vijojë edhe në ditët në vijim, në Tomorr dhe në atraksione të tjera turistike të Beratit, për t’ju drejtuar më pastaj organeve të drejtësisë, si argument i padiskutueshëm për rrëzimin e vendimit të Administratives.