Kategorizimi i Strukturave Akomoduese

Kategorizimi i Strukturave Akomoduese

Në zbatim të Urdhrit nr.267, datë 24.07.2019 “Mbi miratimin e rregullores për mënyrën, kriteret dhe procedurat e kategorizimit të strukturave akomoduese”, i ndryshuar, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka filluar procesin e Kategorizimit të Strukturave Akomoduese.

 

Afati për Aplikim

Çdo subjekt, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, është i detyruar të aplikojë pranë Ministrisw sw Turizmit dhe Mjedisit, për t’u pajisur me certifikatën e kategorizimit brenda datës 31.12.2019, për të përfituar shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese.

 

Kategoritë për të cilat do të aplikohet:

  1. a) “Bujtinë” ;
  2. b) “Fjetinë” (Hostel);
  3. c) “Kamping”;
  4. ç) “Hotel”;
  5. d) “Motel”;
  6. dh) “Resort”;
  7. e) “Qendër kurative”;
  8. ë) “Fjetje dhe mëngjes” (B&B).

 

Kriteret minimale që duhet të përmbushi stuktura akomoduese për secilën kategori

    1. SHTOJCA 4-a Kriteret e detyrueshme – Bujtina
    2. SHTOJCA 4-b Kriteret e detyrueshme – Fjetinë (Hostel)
    3. SHTOJCA 4-c Kriteret e detyrueshme – Kamping
    4. SHTOJCA 4-d Kriteret minimale-Hotel
    5. SHTOJCA 4-e Kriteret e detyrueshme – Motel
    6. SHTOJCA 4-f Kriteret minimale – Resort
    7. SHTOJCA 4-g Kriteret minimale – Qendër Kurative
    8. SHTOJCA 4-h Kriteret e detyrueshme – Fjetje dhe Mëngjes (B&B)

Dokumentacioni i kërkuar (origjinal ose kopje të noterizuara):

  1. a)Kërkesë sipas modelit, shtojca 2, e rregullores;
  2. b)Formulari i vetdeklarimit, sipas modelit, shtojca 3, e rregullores;
  3. c)Akti i pronësisë ose përdorimit të strukturës;
  4. ç)Vërtetim për regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Biznesit si person fizik/juridik me objekt veprimtarie si strukturë akomoduese.
  5. d)Planimetrinë e strukturës akomoduese;
  6. dh)Vërtetimin që struktura plotëson kushtet për masat e mbrojtjes nga zjarri lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi;
  7. e)Vërtetimin që struktura plotëson kushtet higjeno sanitare, lëshuar nga Instituti i Shëndetit Publik;
  8. ë)Foto të brendshme dhe të jashtme të objektit (me ngjyra);
  9. f)Vërtetim i gjendjes gjyqësore të pronarit/administratorit;

 

 

  1. Rregullore për mënyrën, kriteret dhe procedurat e kategorizimit të strukturave akomoduese.