Postuar më: 26/06/2020

Klosi: Aksione pastrimi në 12 prefektura, për të pasur një Shqipëri turistike të pastër

Klosi: Falë investimeve të Qeverisë dhe punës së Bashkisë, Berati një kantier ndërtimi

Klosi: Le ta ndjejë secili nga ne veten sot, një punonjës pastrimi për qytetin e vet

Në mbarë vendin prefekturat po organizojnë pastrimin e qyteteve dhe zonave turistike. Nismës “Për një Shqipëri të pastër i janë bashkuar gjithë institucionet vendore dhe qëndrore. Një Shqipëri e pastër është promovimi më i mirë që mund t’i bëhet vendit tonë, duke synuar rritjen e numrit të turistëve. “Ky nuk është një aksion që do të ndodhë vetëm në Berat sot po ndodh në të 12 qarqet e vendit në drejtimin e Prefekturave, shtabeve të organizmit, të aktiviteteve sociale në përgatitjen e aktiviteteve në sezonin turistik. Tashmë kam marrë një detyrë nga Kryeministri shqiptar për të marrë një prezanc sa më të madhe të të gjithë institucioneve dhe shoqërisë civile, po ashtu qytetarëve, që do të duhej tu bashkohej kësaj nisme për të pasur një Shqipëri turistike të pastër, po vjen muaji korrik, një muaj që besoj se do të ketë shumë më tepër vizitorë dhe lëvizje turistike në vend, por sidoqoftë pë rqytetin tonë, për qarkun tonë Berat është një muaj që gjithmonë ka pasur shumë turist”, tha Klosi. Ministri theksoi zbatimin e masave mbrojtëse, pasi kemi kaluar periudhën e emergjencës, por pandemia vazhdon. Aksionet e pastrimit, si dhe cdo punë tjetër do të bëhet duke ruajtur distancimin social, duke vënë maskat, duke pasur të detyrueshme mbajtjen e dorezave. “Falë kontributit të madh të Kryeministrit Edi Rama, falë punës së jashtëzakonshme të Bashkisë Berat, falë ndihmesës së shumë bizneseve sot Berati është një kantier ndërtimi. Edhe sic e shikojmë dhe në këtë rrugë kryesore, e cila po merr një investim të caktuar, bërja e akseve të reja për të lehtësuar qytetin nga një ngarkesë e jashtëzakonshme, e cila ka qenë gangrenë  e qytetit dhe gangrenë e zonës historike për lëvizjen e makinave dhe po ashtu investime të cilat shkojnë që nga fillimi I punimeve për sitemimin e venddepozitimin e mbetjeve urbane aktuale dhe krijimin e një landfilli të ri për Beratin , investime që kryetari I Bashkisë do ti shpjegoj në çdo njësi në çdo qendër të qytetit për sa i përket marrdhënieve të drejt për së drejt me njerëzit e kanë kthyer Beratin në një kantier ndërtimi. S’besoj se ka pasur Berati në histori një investim më të madh si këto që ka në këto muaj, por kjo nuk do të duhet të pengoj paraqitjen klasike të qytetit”,tha Ministri Klosi.

Fjala

Të ruajmë masat e distancimit social e të jemi sa më të kujdeshshëm pasi situate: natyrisht ka mbaruar situata e emrgjencës dhe situata e pandemisë vazhdon të jetë prezente në vendin tonë dhe Berati  deri tani ka qenë një qytetet më të pastra përsa I përket infektimit, por fakti që ne në një moment të caktuar e harrojmë na bënë pastaj që  të ndihemi keq. Prandaj porosia e parë, për të gjithë ju është që të kemi shumë kujdes nga distancimi social dhe mos qënia shumë pranë me kolegun, apo me bashkëpunëtorin që do të marrë pjesë në këtë aksion. Ky nuk është një aksion që do të ndodhë vetëm në Berat sot po ndodh në të 12 qarqet e vendit në drejtimin e Prefekturave, shtabeve të organizmit, të aktiviteteve sociale në përgatitjen e aktiviteteve në sezonin turistik,. Tashmë kam marrë një detyrë nga Kryeministri shqiptar për të marrë një prezanc sa më të madhe të të gjithë institucioneve dhe shoqërisë civile, po ashtu qytetarëve , që do të duhej tu bashkohej kësaj nisme për të pasur një Shqipëri turistike të pastër, po vjen muaji korrik, një muaj që besoj se do të ketë shumë më tepër vizitorë dhe lëvizje turistike në vend, por sidoqoftë përqytetin tonë, për qarkun tonë Berat është një muaj që gjithmonë ka pasur shumë turist. Dhe për ti pritur ata sa më mirë po organizojmë dhe këtë aktivitet të sotëm, I cili do të kërkojë pastrimin e gjithëakseve turistike të këtij qarku . Po punohet njëkohëisht në të 5 bashkitë. Shumë mirë që jemi këtu në Bashkinë e Beratit me kaq shumë prezenc por një prezenc e cila duhet të jetë e përditëshme, por nuk mjafton  vetëm puna që bëhet sot, nuk mjafton puna e një dite. Na duhet të jemi në mënyrë permanente në segmentet që cakton prefektura për çdo institucion të kemi një sy dhe për të pasur një vëmendje për të qenë sa më të pastra edhe për të qenë sa më të kontribuara për të qenë një Berat turistik. Është shumë e nevojshme që atë detyrë që Bashkia po e bënë me shumë përkushtim është shumë e nevojshme atë punë të madhe që po bëhet për të mbajtur qytetin të pastër ne ti japim një kontribut më të madh për të bërë pastrimin, për të bërë një aktivitetet për të cuilin nuk mjaftojnë vetëm punonjësit e Bashkisë apo kompaninë të mbajnë pastër zonat publike. Na duhet shumë më tepër se sa kaq, na duhet të aktivizojmë të gjithë potencialin njerëzor, potencialin e mjeteve, potencialin po ashtu ekonomik. Ti bëjmë një thirrje të hapur kompanive që kanë nja aktivitetet në Berat që në këtë sezon turistik  të kontribuojmë për pastrimin e akseve kryesore turistike dhe për të pasur një Berat sa më të pastër dhe sa më të sistemuar  nga pikëpamja mjedisore. Falë kontributit të madh të Kryeministrit Edi Rama, falë punës së jashtëzakonshme të Bashkisë Berat, falë ndihmesës së shumë bizneseve sot Berati është një kantier ndërtimi. Edhe sic e shikojmë dhe në këtë rrugë kryesore, e cila po merr një investim të caktuar, bërja e akseve të reja për të lehtësuar qytetin nga një ngarkesë e jashtëzakonshme, e cila ka qenë gangrenë  e qytetit dhe gangrenë e zonës historike për lëvizjen e makinave dhe po ashtu investime të cilat shkojnë që nga fillimi I punimeve për sistemimin e venddepozitimin e mbetjeve urbane aktuale dhe krijimin e një landfilli të ri për Beratin , investime që kryetari I Bashkisë do ti shpjegoj në çdo njësi në çdo qendër të qytetit për sa I përket marrdhënieve të drejt për së drejt me njerëzit e kanë kthyer Beratin në një kantier ndërtimi. Sbesoj se ka pasur Berati në histori një investim më të madh si këto që ka në këto muaj, por kjo nuk do të duhet të pengoj paraqitjen klasike të qytetit, një qytet të qetë një qytet të bukur, një qytet mikëpritës dhe kjo punë e madhe që po bëhet nuk do të duhet të pengoj aktivitetin turistik. Prandaj kemi shumë nevoj për ngjarje si kjo e sotmja nën drejtimin e prefekturës, për të marrë pjesë të gjitha institucionet që edhe aty ku punohet prap situata të jetë e menaxhuar pastër dhe të jetë një komunikim i drejt për së drejt me ata të cilët vizitojnë dhe që mahniten nga bukuria e Beratit dhe do të duhet të vahzdojnë të mahniten edhe nga qytetaria e këtij qyteti. Pra, edhe një herë duke ruajtur distancimin social, duke pasur vënien e maskave, duke pasur të detyrueshme mbajtjen e dorezave unë ju falenderoj për këtë ditë të madhe solidariteti me Bashkinë me punonjësit të cilët duhet të bëjnë pastrimin cdo ditë dhe le ta ndjejmë edhe gjithësecili nga ne veten një punonjës pastrimi sot në qytetin tonë të mbrekulleshëm.