Postuar më: 30/06/2020

Klosi: Mbajtja e mbetjeve në qytet nuk është zgjidhje

Klosi: Mbetjet nga problem mund të kthehen në pasuri

Klosi: Çdo bashki do t’i çojë mbetjet nga landfilli i vet në landfillin rajonal

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, zoti Blendi Klosi së bashku me Kryetarin e Bashkisë Peqin, zoti Lorenc Tosku dhe zoti Hermann Plumm, Menaxher i Programit për Menaxhimin e Mbetjeve GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), zhvilluan një vizitë pune në Landfillin e Bashkisë Peqin duke parë konrektisht mbledhjen, kapsulimin e mbeturinave, ndarjen e tyre në materiale të riciklueshme dhe jo të riciklueshme. Ndërkohë Projekti i GIZ-it dhuroi dhe një mjet pune eskavator për këtë landfill.

Projekti gjerman këtu në Peqin po bënë ndarjen të gjithë mbetjeve të riciklueshme  po pastaj ndarjen e atyre të cilave duhet të shkojnë për eleminimin përfundimtar të cilat duhet të shkojnë në landfilldin kryesor  dhe në icenerator. Kjo strategji sic e tha dhe eksperti gjerman është një strategji që po ndiqet në të gjitha qarqet ku tashmë janë bërë investime të jashtëzakonshme për landfilldet rajonalë por do të duhet shumë që Bashkitë edhe në kuadër të projekt buxhetit të vitit 2021 të fillojnë të mendojnë që mbajtja e mbetjeve në qytetet nuk është zgjidhje , duhet cuar në landfillet qëndror do të punojmë fort që të gjitha instrumentat që kemi në dorë por dhe me zbatimin e ligjit për ti nxitur Bashkitë që të procedojnë duke i çuar mbetjet në landfillet rajonale”, tha Minsitri Klosi.

Hermann Plumm, Menaxher i Programit për Menaxhimin e Mbetjeve GIZ theksoi faktin që qeveria gjermane në këtë mënyrë po asiston dhe Bashki të tjera. “Qeveria Gjemane përmes GIZ po mbështet Shqipërinë në menaxhimin e mbetjeve. Sot jemi këtu për një hap bazik, përpjekja e parë është të mblidhni sa më shumë mbetje dhe të përpiqeni ti depozitoni ato në përputhje me standardet mjedisore. Kjo është ajo cfarë jemi të lumtur të bëjmë në bashkëpunim me partnerin tonë, Bashkinë e Peqinit. Ky është venddepozitimi i parë që ne po rehabilitojmë me kërkesën e minstrisë së mjedisit ne do të rehabilitojmë edhe 5 venddepozitime të tjera përkatësisht në Mallakastër,Skrapar, Përrenjas dhe Këlcyrë. Kjo është një zgjidhje që bashkia ta përdorë për 5 vite. Në të njëjtën kohë, Peqini dhe bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit do të duhet t’i çojnë mbetjet në inceneratorin e Elbasanit. Qeveria ka miratuar një masterplan, ku bashkitë do të duhet ti dërgojnë mbetjet në zonën e tyre rajonale qoftë ky incinerator apo landfill sanitar.  Ne po punojmë gjithashtu me ministrinë për shtimin e riklimit si dhe po mbështesim ndalimin e përdorimit të plastikës njëpërdorimshme. Duke filluar nga viti tjetër BE ndalon përdorimin e plastikës njëpërdorimshme dhe ne kemi filluar ta bëjmë këtë me qeset plastike”, tha zoti Plumm.  Kryetari I Bashkisë Peqin shpjegoi procesin e punës dhe të mirat, që I sjell ky landfill dhe kjo mënyrë pune bashkisë që ai drejton. “Ne do të bëjmë reabilitimin e plotë të saj duke patur bazë që të krijohet një vijimësi të grumbullimit modern të integruar të mbetjeve në qytet dhe në zonat rurale për t’I sjellë këtu të gjitha të selektuara mbetjet mikse në pozicionin e tyre, mbetjet organike në pozicionin e tyre dhe mbetjet e riciklueshme në pozicionin e tyre. Kjo është një nismë që qeveria e ka marrë dhe ne thjesht zbatojmë dhe krijojmë një model të mirë për Peqinin me këtë sistem”. Përfaqësues të komunitetit falenderuan për mbështetjen që po ju jep Minsitria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me GIZ-in për këtë investim të bërë në të mirë të komunitetit.