Postuar më: 02/07/2020

Klosi: Viti turistik më i vështirë, por më i pastri

Klosi: Sistem grumbullimi dhe trajtimi të mbetjeve urbane dhe plastikës

Klosi: 300 kosha për Shëngjinin, për të realizuar ndarjen e mbetjeve në burim

 

Një prej përpjekjeve të Bashkisë, Lezhë për bregdetin e Shëngjinit këtë vit është reduktimi dhe parandalimi i mbetjeve që shkojnë në det. Ky projekt mbështetet nga Qeveria Gjermane, nëpërmjet GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar). Për të realizuar procesin e ndarjes së mbetjeve në burim GIZ dhuroi 300 kosha plastikë për Shëngjinin. “Sezoni veror i 2020 do kujtohet si një sezon me problematika të mëdha, por do të mbahet mend si një sezon shumë i pastër në vijën bregdetare të Lezhës, dhe në të gjithë bregdetin e Shqipërisë. 300 koshat e rinj, që vendosen sot në Shëngjin, janë një përpjekje për të realizuar dy qëllime: e para për të patur një sistem grumbullimi dhe trajtimi të mbetjeve urbane perfekt, ku kërkohet shumë më tepër bashkëpunim i biznesit, komunitetit që të vendosin mbetjet në koshat e afruara, t’i vendosin sipas orareve të caktuara nga bashkia e Lezhës, pra jo gjatë gjithë ditës mund të trajtohen mbetjet, por do të ketë disa rregulla strikte në këtë menaxhim dhe ajo që kërkohet shumë nga ky projekt i cili ka të bëjë shumë dhe me reduktimin dhe riciklimin e plastikës”, tha Ministri i Turizmit, zoti Blendi Klosi. Ka ardhur koha që dhe te ne të ndahen mbetjet në burim, të trajtojmë mbetjet urbane, në mënyrë që ato nga problem për bregdetin dhe qytetet të kthehen në pasuri. Projekti i GIZ nuk përfundon këtu. “Po diskutojmë një ide për një qendër, ku të mblidhen mbetje të ndryshme për t’u përdorur si burim për industrinë e riciklimit, ose për të tjera procese. Gjithashtu, një aktivitet tjetër do të jetë nxitja e bizneseve që të reduktojnë ose të pakësojnë përdorimin e mbetjeve një përdorimëshe plastike. Me bashkinë Lezhë dhe Ministrinë e Mjedisit do të kemi disa iniciativa, të cilat do të ndodhin në dy vitet që vijnë, por që jemi duke punuar dhe duke detajuar këto aktivitete në vijimësi”, tha Hermann Plumm, Menaxher i Programit për Menaxhimin e Mbetjeve GIZ.