Postuar më: 16/04/2020

Klosi: Zhvillimi i një turizmi blu në Shqipëri kërkon monitorim unik të ujërave detarë

Këto ditë në Shqipëri u mbajt një takim mes vendeve të mesdheut mbi Zonat e Veçanta me Ndjeshmëri Mjedisore, organizuar nga Qendra e Konventës së Barcelonës, SPA/RAC dhe UNEP. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi theksoi në këtë takim “Deti Mesdhe është një det që duhet monitoruar në mënyrë unike dhe prandaj ne jemi pjesë e kësaj iniciative për të pasur mundësinë që të realizojmë dy objektivat tona të mëdha; e para është zhvillimi i turizmit blu në Shqipëri, pra të afrojmë detin shqiptar për të bërë më shumë turizëm dhe ne e dimë që kemi shumë nevojë që të promovojmë këtë pjesë të turizmit që pothuajse mungon, për ta ofruar për turizëm, lundrim, hulumtim, për zhytje, për ankorim barkash, biznesit të jahteve të gjithë industrisë së këtij sektori por njëkohësisht edhe ta monitorojmë ashtu sic duhet për të pasur mundësinë që atë që bëjmë në tokë ta bëjmë edhe në det”.

Klosi: Zhvillimi i një turizmi blu në Shqipëri kërkon monitorim unik të ujrave detarë

Klosi: Eleminimi i ndotjes nga plastika hap një debat mbi mjedisin

Klosi: Për eleminimin e ndotjes nga plastika, duam aleancë me bizneset e me sa më shumë shqiptarë

Zonat bregdetare, qofshin dhe ato me vlera të larta natyrore nuk mbeten më jashtë zhvillimit industrial, zhvillimmi i Turizmit sjelli ndotje nga anijet, lumenjt derdhin mbeturinat urbane, peshkimi i pakontrrolluar dëmton biodiversitetitn, etj. Sipas Direktivave të BE-së edhe Qeveria Shqiptare po mer masat për zhvillimin e një ekonomie blu të qëndrueshme. Këto ditë në Shqipëri u mbajt një takim mes vendeve të mesdheut mbi Zonat e Veçanta me Ndjeshmëri Mjedisore, organizuar nga Qendra e Konventës së Barcelonës, SPA/RAC dhe UNEP. “Është një det që duhet monitoruar në mënyrë unike dhe prandaj ne jemi pjesë e kësaj iniciative për të pasur mundësinë që të realizojmë dy objektivat tona të mëdha; e para është zhvillimi i turizmit blu në Shqipëri, pra të afrojmë detin shqiptar për të bërë më shumë turizëm dhe ne e dimë që kemi shumë nevojë që të promovojmë këtë pjesë të turizmit që pothuajse mungon, për ta ofruar për turizëm, lundrim, hulumtim, për zhytje, për ankorim barkash, biznesit të jahteve të gjithë industrisë së këtij sektori por njëkohësisht edhe ta monitorojmë ashtu sic duhet për të pasur mundësinë që atë që bëjmë në tokë ta bëjmë edhe në det”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në këtë takim. Por, Shqipëria ndotjen më të madhe vazhdon ta ketë nga plastika. Kjo cështje u trajtua në tryezën kombëtare “Mundësitë për Trajtimin e Paketimeve Plastike në Zinxhirin e Vlerave Ushqimore dhe Pijeve”, Organizuar nga UN SCP/RAC, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, MileniumKontakt.

Para një viti u morën masa për reduktimin e qeseve plastike njëpërdorimshme edhe ato që janë të pabiodegradueshme. Por, këto masa nuk zbatohen papatur aleatë bizneset deri te qytetari i thjeshtë. “Komuniteti i prodhuesve, që ankohet do duhet të gjejë te kjo iniciativë një aleancë përsa i përket industrisë tjetër të plastikës. Do duhet të kuptojë që nëse do të kishim realisht një komunitet që do të zbatonte vendimin e qeverisë për realizimin e qeseve të biodegradueshme dhe do të luftonte bashkë me qeverinë, bashkë me shoqërinë ata të cilët fusin apo prodhojnë sot qeset plastike të holla një përdorimshme që janë gangrena e pastërtisë tonë do të kishim një diskutim tjetër. Por kjo punë nuk mund të zgjidhet që cdo gjë ta ketë qeveria, natyrisht që shumë përgjegjësi ka qeveria dhe për këto përgjegjësi jemi këtu, kjo punë nuk mund të jetë vetëm pse nuk kemi ne forcë me ligj që të kufizojmë qeset një përdorimshe dhe t’i mbetet cdo gjë institucioneve shtetërore. Ne duam aleancë me sa më shumë shqiptarë të thjeshtë e të zakonshëm të cilët e bëjnë këtë përpjekje në kuadër të së mirës dhe në kuadër të mirëqenies. Si politikanë dhe administratorë publikë, ne jemi në këtë anë të barricades”, tha Ministri Klosi.

Fjala e ministrit Klosi

Është një risi e madhe që janë në të njëtin dikaster edhe zonat e mbrojtura, edhe parqet natyrore, e gjithë mbrojtja e natyës dhe turizmi. Në këtë kuadër besoj që edhe prezenca e ministrisë së Mjedisit në këtë nismë të përbashkët të organizatave nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, vlen 100% në këtë problematikë që ne kemi. Pra si e kemi ne mbrojtjen detare, për ta shfrytëzuar gjithmonë e më shumë për turizëm, por ky turizëm të mos dëmtojë biodiversitetin dhe karakteristikat fantastike që ka bregdeti ynë.

Ne jemi në diskutim të madh përsa i përket mbrojtjes së zonave, të cilat ne i konsiderojmë si zona të mbrojtura perla të natyrës shqiptare, jemi në një debat të madh se cfarë duhet dhe si duhet të avancojmë me mbrojtjen e lagunave, ligatinave që ka vendi ynë, se si duhet të promovojmë vlerat unikale që ato kanë, se si është reagimi i tyre karshi lëvizjeve të natyrës dhe ndryshimit të mënyrës se si ne i trajtojmë lumenjtë e ujërat, cfarë duhet të bëjmë që këto pasuri të mëdha të jenë të mbrojtura shumë mirë, por edhe thelbi i funksionit të ministrisë së Turizmit është që cfarë duhet të bëjmë që këto të afrohen si burime të vërteta turistike. Besoj ia kemi dalë që sidomos në 2 vitet e fundit, edhe të kemi një mbrojtje strikte të Zonave të Mbrojtura (ZM) dhe që të kemi 0 leje industriale në hartën e ZM përfshirë edhe zonën e bregdetit, por njëkohësisht të kemi të disafishuar numrin e turistëve që vizitojnë zonat tona të mbrojtura sidomos ato bregdetare. Ia kemi dalë që të promovojmë zhvillimet turistike në këtë zonë dhe po ashtu edhe të rrisim një opinion publik i cili kërkon që këto zona të jenë pjesë e pasurisë kombëtare. Nuk diskutohet që ka problematika, që ka shqetësime në kuadër të kësaj filozofie, por besoj që ia kemi dalë që njerëzit dhe qytetarët të jenë shumë më tepër të alertuar në mbrojtjen e këtyre pasurive natyrore. Ne e dimë shumë që kemi shumë nevojë e sidomos me partnerët tanë të vendeve të rajonit dhe sidomos me Italinë fqinje, me Greqinë, me Kroacinë, Slloveninë që janë vende të BE, por po ashtu me Malin e Zi dhe gjithë vendet e rajonit në Ballkanin Perëndimor, ne të kemi një dakordësi për të monitoruar njësoj detin Adriatik.

Në qoftë se mund të diskutojmë përsa i përket demokracisë në isntitucionet tona, nëse një instituicone është më europian se një tjetër ne ndajmë detin Adriatik. Nëse deti Adriatik është i vendeve europiane të vjetra si Italia, Kroacia dhe Sllovenia apo i vendeve kandidatë si Shqipëria apo Mali i Zi. Është një det që duhet monitoruar në mënyrë unike dhe prandaj ne jemi pjesë e kësaj iniciative për të pasur mundësinë që të realizojmë dy objektivat tona të mëdha; e para është zhvillimi i turizmit blu në Shqipëri, pra të afrojmë detin shqiptar për të bërë më shumë turizëm dhe ne e dimë që kemi shumë nevojë që të promovojmë këtë pjesë të turizmit që pothuajse mungon, për ta ofruar për turizëm, lundrim, hulumtim, për zhytje, për ankorim barkash, biznesit të jahteve të gjithë industrisë së këtij sektori por njëkohësisht edhe ta monitorojmë ashtu sic duhet për të pasur mundësinë që atë që bëjmë në tokë ta bëjmë edhe në det.

Unë do ta doja të falenderoja të gjithë ekspertët që vijnë me një listë të gjatë organizatash që ne tashmë ne jemi partnerë dhe duam të jemi partnerë të qëndrueshëm edhe të besueshëm. Është shumë e rëndësishme që ne të jemi pjesë e debatit dhe të kemi argumenta në mbrojtje të pasurive tona natyrore dhe të detit tonë,  por atë që kemi bërë deri tani për zhvillimin hapësinor të tokës, do duhet ta bëjmë edhe në det dhe për këtë besoj sot do të diskutohet për të pasur mundësinë që të bëjmë një planifikim sic duhet edhe të detit për aty ku lundrohet, aty ku shfrytëzohet për turizëm, aty ku ne mund të afrojmë pasuritë tona për të bërë biznes nëpërmjet turizmit dhe aty ku duhet të jetë në mënyrë strikte e mbrojtur, dhe aty ku duhet të mbrohet mënyrë strikte  ligatinat, daljen e lumenjve dhe të gjitha problematikat që vijnë nga një botë që po zhvillohet me shpejtësi në ekonomi, në mirëqenie, në punësim dhe në më shumë të ardhura për familjet tona por që njëkohësisht duhet të mendojmë që një det kemi dhe atë det duhet të mbrojmë në mënyrë të jashtëzakonshme pasi është jo vetëm një mundësi për të bërë biznes dhe turizëm por është ura jonë më e madhe lidhëse me BE dhe mbarë botën. Të jemi pjesë e gjithë zhvillimeve që ndodhin në hapësirën e Adriatiko-Joniane dhe gjithë Mesdheut, por të jemi pjesë edhe proceseve që zhvillohen nga pikëpamja shkencore në mbrojtjen e monitorimin europian të hapësirave tona detare.

Fjala e ministrit Klosi

Na duhen edhe këto biseda në tryeza më të vogla me ekspertët për të parë se ku është Shqipëria me direktivat e BE-së dhe me gjykimin që kemi me vendet e tjera të BE-së, për të pasur mundësinë e eliminimit të të gjithë zinxhirit të plastikës në jetën e komunitetit. Përsa i përket qenies në rajon, unë do të vazhdoj të kontaktoj me të gjithë ministrat e mjedisit të rajonit për ta transformuar këtë në një inciativë më të plotë në kuadër të bashkimit të politikave që ne bëjmë në rajon. Na ndihmojnë shumë këto tryeza me ekspertë të kombinuar me aktorë të kësaj fushe por vendimmarrja për të qenë një vend që e redukton plastikën nëpërmjet këtij mekanizmi të parë, nëpërmjet debatit dhe unë e nxis debatin në cdo tryezë në cdo takim edhe me përdoruesit, edhe me prodhuesit, edhe me shoqërinë që dua ta bëj këtë debat. Ne nëpërmjet debatit për luftën kundër plastikës një përdorimshme dhe elimiminit të qeseve plastike në Shqipëri mendoj se hapim një debat shumë të munguar për Shqipërinë, për mjedisin, për natyrën, për mënyrën sesi ne menaxhojmë mbetjet urbane, për mënyrën se si ne trajtojmë një element që ka të bëjë drejtpërsëdrejtë me cilënë e jetës, që ndikon në shëndetin tonë. Ne jemi një vend i vogël për të ndikuar në ekonominë globale dhe në ndryshimet klimatike por kemi dëshmuar nëpërmjet mekanizmave dhe ia kemi dalë që me mekanizma pak më të forta se të tjerët të mbrojmë natyrën e këtij vendi. Moratoriumi i pyjeve është dëshmi e kësaj. Mbrojtja nga gjuetia e paligjshme ndikoi haptazi në shtim të faunës në vendin tonë. E di që ka përsëri problematika por nuk ka në asnjë rast industri që shkatërron pyjet. E di që ka problematika me gjuetinë, por nuk ka në asnjë rast industri të gjuetisë që shkatërron faunën në vendin tonë. Ne e dimë që ka dhe do të ketë problematika edhe me vendimin që morëm para një viti për reduktimin e qeseve plastike njëpërdorimshme edhe ato që janë të pabiodegradueshme. Pati iniciativa shumë interesante por realiteti dëshmoi që ka nevojë për një vendimmarrje më të fortë, më drastike.

Komuniteti i prodhuesve, që ankohet do duhet të gjejë te kjo iniciativë një aleancë përsa i përket industrisë tjetër të plastikës. Do duhet të kuptojë që nëse do të kishim realisht një komunitet që do të zbatonte vendimin e qeverisë për realizimin e qeseve të biodegradueshme dhe do të luftonte bashkë me qeverinë, bashkë me shoqërinë ata të cilët fusin apo prodhojnë sot qeset plastike të holla një përdorimshme që janë gangrena e pastërtisë në vendin tonë do të kishim një diskutim tjetër. Por kjo punë nuk mund të zgjidhet që cdo gjë ta ketë qeveria, natyrisht që shumë përgjegjësi ka qeveria dhe për këto përgjegjësi jemi këtu, kjo punë nuk mund të jetë vetëm pse nuk kemi ne forcë me ligj që të kufizojmë qeset një përdorimshe dhe t’i mbetet cdo gjë institucioneve shtetërore. Ne duam aleancë me sa më shumë shqiptarë të thjeshtë e të zakonshëm të cilët e bëjnë këtë përpjekje në kuadër të së mirës dhe në kuadër të mirëqenies. Si politikanë dhe administratorë publikë, ne jemi në këtë anë të barrikadës. Cfarë duhet të bëjmë që Shqipëria të jetë më e pasur, që në Shqipëri kemi eliminim të plastikës njërpërdorimshme më shumë dhe më shpejt se në vendet e tjera dhe natyrisht cfarë duhet të bëjmë për të gjetur metoda alternative të zëvendësimit të plastikës, që sot bota i ka dhe besoj që tryeza si kjo e sotmja mund të ndikojnë drejtpërsëdrejt në evidentimin e këtyre problematikave dhe zgjidhjeve moderne bota i ka realizuar.

Stafi i ministrisë do të jetë shumë i vëmendshëm për të mbajtur shënim nga fjala e parë deri te e fundit për cdo koment  që do të vijë nga bota e përdoruesve, e prodhuesëve dhe bota e ekspertëve edhe në kuadër të politikave rajonale ku adminitrata mjedisore në Shiqpërin është pjesë aktive.

LEXO MË SHUMË