Postuar më: 17/10/2019

Maritim Plaza, vjen brendi më i ri me 5 yje

Maritim Plaza është brendi më i ri i hoteleve me 5 yje që vjen në Shqipëri. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, ministri Klosi tha se ky është një hap më pranë krijimit të turizmit shqiptar elitar.

Minsitri i Turizmit theksoi se ardhja e hotelerisë me 5 yje është kurorëzim i përpjekjeve të mundimshme disavjeçare të qeverisjes shqiptare për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion europian turistik. “Është jo vetëm krenari, por edhe kënaqësi që qeverisja e Edi Ramës arriti të vendosë Shqipërinë në hartën e kryeqyteteve me numër të konsiderueshëm hotelesh me standarde të larta. Arritëm të sigurojmë në Shqipëri një fuqi të vërtetë të drejtuar nga hotelet me 5 yje”- tha ministri Klosi në fjalën e tij duke shtuar se  hotelet me 5 yje janë një lokomotivë për  cuar biznesin e turizmit drejt standardit të lartë.

Ministri i Turizmit theksoi se politikat lehtësuese fiskale të qeverisë shqiptare kanë sjellë një rritje të fortë në zhvillimin e kapaciteteve akomoduese turistike vendase dhe të huaja. “Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 227 struktura të reja akomoduese në vend” – tha ministri Klosi, duke theksuar  përpjekjet e vazhdueshme të investitorëve shqiptarë në këtë sektor.

Në fund të fjalës së tij, ministri Klosi, në emër të kryeministrit, i dorëzoi çertifikatën e e hoteleve me 5 yje, Maritim Plaza Hotel. Brendi i njohur është krijuar në vitin 1969, dhe ka një impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve akomoduese në Gjermani. Ai pason të tjerë brende që tashmë janë në Shqipëri si: Hilton, Hyat, Merriot, MK Group e Melia dhe shumë investime të tjera të përbashkëta me investitorë shqiptarë.