Postuar më: 14/09/2020

Thirrje për Projektpropozime në fushën e Turizmit 2020

 

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit nga data 14/09/2020 deri më datën 14/10/2020. Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri, nisur edhe nga situata në të cilën ndodhet industria e turizmit për shkak të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID 19, nevojitet fokusim në promovimin e destinancioneve turistike e të vlerave të trashëgimnisë kulturore dhe natyrore vendase, si dhe duke diversifikuar me modele innovative produktet turistike, duke zhvilluar modele të reja të funksionimit të aktiviteteve detare dhe menaxhimit të vijës bregdetare. Duke pasur parasysh këto objektiva kryesore, thirrja e këtij viti është e ndarë në dy tematika:

  1. Promovimin e destinacioneve turistike e të vlerave të veçanta të produkteve dhe atraksioneve turistike.

Nën këtë tematikë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë:

  • Zgjerimin e aktiviteteve dhe ofertave turistike, duke synuar forcimin apo krijimin e produkteve të reja turistike, që shkojnë për zhvillimin e vendit dhe përfitimet e mundshme për popullsinë lokale të rajoneve të ndryshme.
  • Përfshirjen gjithnjë e më shumë në sektorin e turizmit të komuniteteve lokale, studentëve në promovimin përmes produktit turistik sipas karaktarestikave të destinacioneve turistike.
  • Promovimin e produkteve turistike shqiptare.

 

  1. Krijimi/zhvillimi/përmirësimi/ i produkteve turistike specifike në përputhje me kërkesën gjithnjë në rritje për paketa inovative, që ofrojnë përvoja të pazakonta me surpriza dhe ide stimuluese, përveç shërbimeve bazë standarde.

Nën këtë tematikë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë:

  • Zhvillimin e produktit turistik në mënyrë inovative drejt produkteve të interesit të veçantë. Në këtë përfshihet hartimi i modeleve studimore e zhvillimore të aktiviteteve detare si pjesë e Turizmit blu, si dhe ngritjen e modeleve të menaxhimit të hapësirës së stacioneve të plazhit.
  • Zhvillimin e produktit turistik gjatë gjithë vitit në lidhje me veprimtari të ndryshme turistike me tematikë gastronominë, zonat rurale, etnografinë, trashëgiminë kulturore, trashëgimninë natyrore etj.

 

Shkarkoni formularin pdf

Shakrkoni formularin docx

Procedurat per fondet e projekteve docx