Postuar më: 21/05/2020

Videokonferenca e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi me Ministrat e Turizmit të vendeve të Rajonit

 

Ministrat përgjegjës për turizmin nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova mbajtën një videokonferencë joformale me objektivin për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe për të identifikuar mënyrat e rritjes së mbështetjes për sektorin e turizmit, i cili është goditur nga kriza COVID-19.

Ministrat nënvizuan faktin, se turizmi jo vetëm që kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në produktin kombëtar bruto, por ndikon drejtpërdrejt ose indirekt në shumë sektorë të tjerë ekonomikë. Në këtë drejtim ata theksuan se sektori i turizmit ka pësuar një humbje të jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit dhe se është koha për të ndërmarrë veprime të përbashkëta dhe hapa në rimëkëmbjen e turizmit, i cili si një veprimtari horizontale ndikon drejtpërdrejt në rimëkëmbjen e ekonomise si e tërë.

Ministrat shprehen vullnetin për të gjetur një mënyrë për të gjetur mundesite e lehtesimit te levizjes. Në këtë drejtim u theksua që, në respect te rekomandimeve nga Institucionet Kombëtare të Shëndetit, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme të vendoset për hapjen e kufijve midis vendeve të rajonit dhe lehtësimin e lëvizjes së turistëve. Për këtë, protokollet e përbashkëta duhet të dakortesohen dhe të zbatohen në pikat e kontrollit të kalimit kufitar, si dhe në krijimin e rregullave homogjene për lëvizjen nepermjet tokës.

Ministrat përshkruan hapat dhe masat e marra deri më tani në vendet e tyre për të rigjallëruar veprimtarinë e industrisë së turizmit, me qëllim zbutjen e ndikimit negativ të pandemisë në sektorin e turizmit dhe sektorë të tjerë të lidhur. U shpreh një mbështetje e gjerë për veprime, veprimtari dhe koordinim të përbashkët në nivelin rajonal për të promovuar më mirë turizmin në vendet përkatëse, për të krijuar paketa te perbashketa turistike dhe për t’i dhënë më shumë hapësirë ​​agroturizmit dhe turizmit të natyrës.

Duke qenë të vetëdijshëm për faktin se asnjë vend nuk mund ta kapërcejë vetëm këtë krizë, Ministrat nënvizuan rëndësinë e zgjidhjeve të harmonizuara dhe ranë dakord për rëndësinë e mbledhjes së informacionit mbi masat që lidhen me turizmin dhe promovimin e praktikave më të mira përmes rajonit. Ndërkohë, u theksua nevoja për solidaritet të shpejtë, veprim, pragmatizëm dhe kreativitet për të rikuperuar industrinë e turizmit.

U ra dakord që bashkëpunimi dhe komunikimi i mëtejshëm në vendet e rajonit dhe me gjere atyre Adriatiko-Joniane është i rëndësishëm me qëllimin për të arritur një përgjigje të koordinuar që do të mbështese rigjallerimin e turizmit. Qasja e koordinuar për relaksimin e masave duhet të kontribuojë në sektorin e turizmit duke bërë të mundur që ai të jetë krijues dhe i adaptueshëm për ndryshime.

 

Videoconference, the Ministers responsible for tourism from Albania, Montenegro, North Macedonia and Kosova

The Ministers responsible for tourism from Albania, Montenegro, North Macedonia and Kosova held an informal videoconference with the objective to exchange best practices and identify ways of  enhancing the support to the tourism sector, which has been badly hit by the COVID-19 crisis.

The Ministers highlighted the fact that tourism not only contributes significantly to the gross national product by itself but also affects directly or indirectly numerous other economic sectors. In this respect they stressed that the tourism sector has experienced an immense loss due to the outbreak of the coronavirus pandemic and that it is time to take joint action and steps in the recovery of tourism, which as a horizontal activity directly affects the recovery of the entire economy.

There seems to be enough goodwill and a desire to find a way to re-connect countries. In this respect it was emphasized that, in respect of the advice of the national Health Institutions, it will be extremely important to decide on the opening up of the borders between the countries of the region and facilitating the movement of tourists. For this, joint protocols should be agreed and applied in the check-points of border crossing as well as the establishing of homogeneous rules for land mobility.

Ministers described the steps and measures taken so far in their countries to revitalize the activity of the tourism industry, in order to mitigate the negative impact of the pandemic on the tourism sector and other related sectors. There was broad support for additional joint action, activities and coordination at regional level to better promote tourism in respective countries, to create better touristic packages and give more space to agro-tourism and tourism of nature.

Being conscious of the fact that No country can overcome this crisis alone, the  Ministers highlighted the importance of harmonized solutions and agreed on importance of collecting information on tourism related measures and promoting best practices through the region. Meantime, it was stressed the need for fast solidarity, action, pragmatism and creativity to recover the tourism industry.

It was agreed that further cooperation and communication at broader regional and Adriatic-Jonian countries is important with the aim to achieve coordinated response encourage tourism traffic again. Coordinated approach for relaxation of measures should contribute to the tourism sector enabling it to be creative and adaptable to change.

LEXO MË SHUMË